-
E premte 18 Tetor, 2024 14:15
Share this page
Përditësim lidhur me referimin e Mustafës në Gjykatën Kushtetuese: ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave dorëzojnë parashtresat
Më 17 tetor 2024, Paneli i Gjykatës Kushtetuese nxori vendimin mbi kërkesat e bëra nga ZPS-ja dhe përfaqësuesi i viktimave për të dorëzuar parashtresat e tyre lidhur me referimin e Mustafës, i cili ishte dorëzuar më 27 shtator 2024. Paneli theksoi se procedurat para Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së kanë të bëjnë vetëm me shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut të individëve, kështu që nuk ekziston e drejta e qenësishme për të bërë parashtresa ose për t'iu përgjigjur referimeve, përveçse kur ato janë të nevojshme për ndonjë referim konkret. Megjithatë, Paneli e gjeti të përshtatshme të bëjë përjashtim dhe të pranojë parashtresat e këtyre dy palëve, ndërsa ajo e përfaqësuesit të viktimave kufizohet në të drejtat e viktimave pjesëmarrëse në procedura. Këto parashtresa duhet të dorëzohen deri më 8 nëntor, pasuar nga përgjigja e Mustafës, në qoftë se ka, deri më 29 nëntor 2024.
-
E enjte 17 Tetor, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 17 tetor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 17 Tetor, 2024 09:30
Share this page
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e H. Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të panelit
Më 16 tetor 2024, Paneli i Gjykatës Supreme hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të panelit me të cilin ishte hedhur poshtë kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli i i njëjtë, i përbërë prej gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, konstatoi se Shala nuk ka demonstruar ndonjë gabim në arsyetimin e vendimit të mëparshëm, e as që rishqyrtimi i tij është i nevojshëm për të shmangur padrejtësinë ndaj të akuzuarit.
-
E mërkurë 16 Tetor, 2024 17:00
Share this page
Informimi javor për median më 17 tetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 17 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 14 Tetor, 2024 10:30
Share this page
Çështja Pjetër Shala: Mbrojtja dorëzon njoftimin e rishikuar të apelit
Siç ju kemi njoftuar më herët, më 2 shtator të këtij viti Mbrojtja e Pjetër Shalës ka dorëzuar si konfidencial njoftimin për apel kundër aktgjykimit. Versioni i redaktuar publik i këtij njoftimi është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës. Ndërkohë, Mbrojtja dorëzoi njoftimin e rishikuar të apelit dhe versioni i redaktuar publik u dorëzua më 4 tetor.
-
E premte 11 Tetor, 2024 11:45
Share this page
Haxhi Shalës i lejohet vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të z. Haxhi Shala në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E enjte 10 Tetor, 2024 16:15
Share this page
Informimi javor për median më 10 tetor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 10 Tetor, 2024 14:15
Share this page
Jakup Krasniqit i lejohet vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikëqyrje të z. Krasniqi në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E mërkurë 9 Tetor, 2024 17:30
Share this page
Informimi javor për median më 10 tetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 10 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 8 Tetor, 2024 16:30
Share this page
Januzi dhe të tjerët: përfundon konferenca e fundit përgatitore për gjykimin/ urdhrat konkret do të vijojnë
Gjatë konferencës së sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët, Trupi Gjykues lëshoi një numër urdhrash gojorë të cilët bazohen në datën e parashikuar për fillimin e gjykimit, më 8 nëntor 2024. Ndër të tjera, Trupi Gjykues trajtoi mosdisponueshmërinë e mbrojtësit kryesor të Januzit më 11 dhe 12 nëntor. Trupi Gjykues vendosi që, nëse është e nevojshme, Januzi mund të përfaqësohet nga bashkëmbrojtësi i tij gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Trupi Gjykues urdhëroi ekipet e Mbrojtjes që deri më 4 nëntor 2024 të dorëzojnë listat e dëshmitarëve. Së fundi, Trupi Gjykues njoftoi se do të nxjerrë një numër vendimesh përkatëse në kohën e duhur, duke përfshirë atë për datën e fillimit të gjykimit.
Kjo ishte konferenca e fundit përgatitore për gjykimin në këtë çështje, prandaj seancat për pjesën e mbetur të kësaj jave janë anuluar.