• E hënë 19 Prill, 2021 12:30

    Paraqitja e parë e Shalës do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i paraqitjes së parë të Pjetër Shalës, e cila do të mbahet këtë pasdite në orën 15:00, do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E martë 13 Prill, 2021 08:45

    ZPS-ja Dorëzon dosjen paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj

    Më 9 prill, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dosjen paraprake në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Protokollimi relevant me të dhëna për këtë parashtrim mund të gjendet këtu (aktualisht vetëm në anglisht)

  • E enjte 8 Prill, 2021 16:45

    Çështja Gucati dhe Haradinaj: Caktohet paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur në lidhje me apelet për mocionet paraprake

    Pas apeleve nga Gucati dhe Haradinaj kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake lidhur me mocionet paraprake të tyre që kanë të bëjnë, mes tjerash, me mangësitë e pretenduara në aktakuzën e konfirmuar, Kryetare Ekaterina Trendafilova e ka caktuar panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Emilio Gati dhe Kai Ambos për marrjen e vendimit lidhur me apelet.  Këtu është vendimi i caktimit.

     

  • E martë 30 Mars, 2021 12:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj këtë pasdite do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e cila do të mbahet këtë pasdite në orën 15:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E mërkurë 24 Mars, 2021 09:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E martë 23 Mars, 2021 17:45

    Konferencë e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati&Haradinaj më 30 mars

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet më 30 mars në orën 15:00. Më shumë detaje mund të lexoni në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).

     

  • E mërkurë 17 Mars, 2021 13:00

    Konferencë e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 24 mars

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).

    Image
  • E mërkurë 10 Mars, 2021 17:30

    Hidhen poshtë mocionet paraprake të Gucatit&Haradinajt

    Më 8 mars, gjykatësi i procedurës paraprake Giju hodhi poshtë mocionet paraprake të Gucatit dhe Haradinajt të cilët nuk njohin juridiksionin dhe pretendojnë mangësi në aktakuzën kundër tyre. Versioni i redaktuar publik i vendimit mund të lexohet këtu (aktualisht vetëm në anglisht).