-
E hënë 8 Mars, 2021 17:30
Share this page
30 qershori data paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati & Haradinaj tek trupi gjykues
Më 8 mars 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju, caktoi 30 qershorin 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati & Haradinaj tek trupi gykues. Pjesa tjetër e kalendarit të konsoliduar deri në përfundimin e procedurës paraprake në këtë çështje gjendet këtu (aktualisht vetëm në anglisht).
-
E hënë 8 Mars, 2021 11:30
Share this page
Dosja e çështjes Mustafa do t'i kalohet trupit gjykues rreth datës 7 maj
Gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa, më 5 Mars, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju me vendim gojor ftoi mbrojtjen që deri më 30 prill të dorëzojë dosjen e saj paraprake. Gjithashtu, gjykatësi Giju urdhëroi që, varësisht nga zgjidhja e çështjeve të papërfunduara, kalimi i dosjes së çështjes trupit gjykues parashikohet të bëhet më 7 maj ose rreth kësaj date.
-
E premte 5 Mars, 2021 09:30
Share this page
Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E mërkurë 24 Shkurt, 2021 15:15
Share this page
Çështja Gucati dhe Haradinaj: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 9 prill 2021
Gjatë konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt, gjykatësi i procedurës paraprake në këtë çështje, Nikola Giju, me vendim gojor urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 9 prill 2021 të dorëzojë dosjen e saj paraprake.
-
E mërkurë 24 Shkurt, 2021 10:00
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Gucati dhe Haradinaj do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E mërkurë 17 Shkurt, 2021 13:30
Share this page
Çështja Mustafa: Propozohet data e kalimit të dosjes trupit gjykues
Në vendimin e tij të fundit të 17 shkurtit, Gjykatësi i Procedurës Paraprake caktoi si afat të propozuar për kalimin e dosjes së çështjes trupit gjykues të premten, 30 prill 2021, ose rreth kësaj date. Gjykatës Giju i ka bërë thirrje palëve që të ngrehin, sa më parë që të kenë mundësi, çfarëdo çështje që mund të ndikojë në datën e propozuar të kalimit. Gjithashtu, në të njëjtin vendim është caktuar mbajtja e konferencës së ardhshme për ecurinë e çështjes më 5 mars në orën 11:00.
-
E mërkurë 17 Shkurt, 2021 13:15
Share this page
Çështja Mustafa: Dorëzohet dosja paraprake
Më 15 shkurt, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen paraprake në çështjen kundër Salih Mustafës. Protokollimi relevant me të dhëna për këtë parashtrim mund të gjendet këtu.
-
E mërkurë 17 Shkurt, 2021 11:45
Share this page
Gucati & Haradinaj: Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes më 24 shkurt
Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet më 24 shkurt në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexoni në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht)..
-
E martë 16 Shkurt, 2021 10:30
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E enjte 11 Shkurt, 2021 17:45
Share this page
Vendimi i parë për pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Mustafa
Më 10 shkurt, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e parë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Salih Mustafa: katër aplikime janë refuzuar si të papranueshme. Këtu do të gjeni vendimin.