• E mërkurë 10 Shkurt, 2021 09:30

    Refuzohet apeli i Haradinajt kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

    Më 9 shkurt, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Nasim Haradinajt kundër vendimit për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim. Më shumë hollësi në vendimin.

  • E mërkurë 10 Shkurt, 2021 09:15

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët shtyhet më 16 shkurt

    Siç është njoftuar në vendimin e fundit, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët shtyhet më 16 shkurt 2021 në orën 11:00.

  • E premte 5 Shkurt, 2021 15:15

    Çështja Mustafa: ZPS-ja do ta dorëzojë dosjen paraprake deri më 15 shkurt

    Më 4 shkurt, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Mustafa, Nikola Giju, urdhëroi Zyrën e Prokurorit të Specializuar që deri më 15 shkurt 2021, të dorëzojë dosjen paraprake si edhe listën e dëshmitarëve dhe provave materiale të propozuara. Më shumë informacion mund të gjeni këtu.

  • E premte 5 Shkurt, 2021 15:00

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: Caktohet paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur në lidhje me apelet për lirim të përkohshëm

    Pas apeleve kundër vendimeve lidhur me lirim të përkohshëm prej të gjithë të akuzuarve në çështjen Thaçi dhe të tjerë, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për marrjen e vendimit lidhur me apelet. Këtu është vendimi i caktimit dhe apelet gjenden në dokumentacionin gjyqësor publik (aktualisht vetëm në anglisht).

  • E mërkurë 3 Shkurt, 2021 17:00

    Konferencë e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 11 shkurt

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 11 shkurt në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin (aktualisht vetëm në anglisht).

  • E hënë 1 Shkurt, 2021 09:30

    Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i Konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës, e cila do të mbahet sot në orën 11:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E martë 26 Janar, 2021 16:45

    Konferencë e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Mustafa më 1 shkurt

    Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 1 shkurt në orën 11:00. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin ((aktualisht vetëm në anglisht).

    Image
  • E hënë 25 Janar, 2021 09:00

    Refuzohet kërkesa e Veselit për lirim të përkohshëm

    Më 22 janar 2021, gjykatësi i procedurës paraprake Giju e refuzoi kërkesën për lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit. Vendimin mund ta gjeni këtu (aktualisht vetëm në anglisht).

  • E premte 8 Janar, 2021 15:45

    Gjykatësi Giju bëri deklarimin në emër të Haradinajt se është i pafajshëm

    Sot, në paraqitjen e mëtejshme para gjykatësit të procedurës paraprake, Giju, Nasim Haradinaj nuk u vetëdeklarua në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tij. Bazuar në rregullën 92(2)(f) të Rregullores, gjykatësi i procedurës paraprake bëri deklarimin në emër të të akuzuarit se është i pafajshëm. Meqenëse i bashkakuzuari i tij Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës më 18 dhjetor 2020, bazuar në rregullën 95 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së, gjykatësi i procedurës paraprake do të vijojë me përgatitjen e çështjes Gucati&Haradinaj për gjykim. Konferenca për ecurinë e çështjes është në vazhdim e sipër dhe transmetimi mund të përcillet në Internet.