-
E premte 6 Nëntor, 2020 09:45
Share this page
Operacione në vazhdim e sipër në Kosovë
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë.
-
E enjte 5 Nëntor, 2020 22:30
Share this page
Konfirmohet aktakuza kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
Pas arrestimit të tyre nga Prokurori i Specializuar më 4 dhe 5 nëntor, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor.
-
E enjte 5 Nëntor, 2020 09:30
Share this page
Jakup Krasniqi u transferua në Hagë, më 4 nëntor 2020
Jakup Krasniqi u arrestua dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, më 4 nëntor 2020. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E mërkurë 4 Nëntor, 2020 08:15
Share this page
Operacione në vazhdim e sipër në Prishtinë
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Më shumë informacion do të jepet më vonë.
-
E mërkurë 28 Tetor, 2020 16:15
Share this page
Salih Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm
Sot, në paraqitjen e tij të mëtejshme para gjykatësit të procedurës paraprake. Giju, Salih Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Bazuar në rregullën 95 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të DHSK-së, gjykatësi i procedurës paraprake do të vijojë me përgatitjen e çështjes për gjykim. Konferenca për ecurinë e kësaj çështjeje gjyqësore është në vijim e sipër dhe mund të përcillet përmes transmetimit të saj në Internet.
-
E mërkurë 28 Tetor, 2020 13:00
Share this page
Seanca dëgjimore në çështjen Mustafa do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i paraqitjes së mëtejshme/Konferencës për ecurinë në çështjen Mustafa do të bëhet sot me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të parë transmetimin e drejtpërdrejtë në shqip.
-
E hënë 26 Tetor, 2020 15:00
Share this page
Paraqitje e mëtejshme/Konferencë për ecurinë në çështjen Mustafa
Sikurse është njoftuar në kalendarin e Gjykatës, paraqitja e mëtejshme e Salih Mustafës është caktuar për datën 28 tetor, në orën 15:00. Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Mustafa do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores. Pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e dytë për ecurinë e çështjes. Këtu do të gjeni urdhrin për caktimin e datës së kësaj seance. Më shumë informacion në lidhje me çështjen, përfshirë Aktakuzën e redaktuar publike, do të gjeni në rubrikën e çështjes.