• E martë 8 Tetor, 2024 13:00

    Januzi dhe të tjerët: seanca e sotme (8 tetor) do të fillojë në ora 15:00

    Ju lutemi të keni parasysh se konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët do të fillojë në ora 15:00, në vend të orës14:00, siq ishte planifikuar më herët. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin më shqi, me një vonesë prej 45 minutash.

  • E hënë 7 Tetor, 2024 13:15

    Januzi dhe të tjerët: përfundon konferenca e sotme përgatitore për gjykimin/rinis nesër në ora 14:00

    Konferenca e sotme përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët ka përfunduar. Seanca e nesërme, gjatë së cilës trupi gjykues pritet të lëshojë një numër urdhrash gojorë dhe të japë përditësime mbi vendimet gjatë javëve të ardhshme, do të fillojë në ora 14:00.

    Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues njoftoi se synon të parashikojë fillimin e gjykimit të premten, më 8 nëntor, me deklaratat hyrëse. Më pas, gjykimi do të vazhdojë me javën e plotë të seancave nga 11 deri më 15 nëntor. Në këtë drejtim, ekipet e Mbrojtjes duhet të informojnë për disponueshmërinë e tyre gjatë këtyre dy periudhave deri nesër në mesditë, 8 tetor.

     

  • E hënë 7 Tetor, 2024 10:30

    Januzi dhe të tjerët: orari i seancave 7-9 tetor

    Pas njoftimit të Panelit këtë mëngjes, ju lutemi keni parasysh se më 7, 8 dhe 9 tetor pritet të mbahen katër seanca, me pushime të rregullta dhe pushim dreke nga ora 13:00 deri në orën 14:00

  • E hënë 7 Tetor, 2024 09:15

    Çështja Januzi dhe të tjerët: Konferencat përgatitore për gjykimin

    Siç ju kemi njoftuar më herët, konferencat përgatitore për gjykimin në çështjen Januzi dhe të tjerët do të mbahen gjatë kësaj jave, ndërsa e para do të fillojë këtë mëngjes në ora 09:30.

    Transmetimi i këtyre konferencave do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin më shqip.

  • E premte 4 Tetor, 2024 09:15

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Salih Mustafës

    Më 3 tetor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Salih Mustafa më 27 shtator 2024. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim, i cili pason vendimin e Gjykatës Supreme më 29 korrik të këtij viti.

    Ju lutemi keni parasysh se ekziston një tjetër referim i mundshëm nga Mbrojtësi i Viktimave dhe nga ZPS-ja në lidhje me dënimin e Mustafës, për të cilin kemi informuar më herët.

  • E enjte 3 Tetor, 2024 13:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 21 tetor

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01158, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 21 tetor 2024, në orën 13:00.

  • E enjte 3 Tetor, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 95-të i ZPS-së fillon dëshminë

    Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W01158 filloi dëshminë e cila do të zhvillohet tërësisht në seancë të mbyllur.

  • E mërkurë 2 Tetor, 2024 17:15

    Informimi javor për median më 3 tetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 3 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

     

  • E mërkurë 2 Tetor, 2024 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme/rinis nesër (3 tetor)

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares Stamena Jeliq, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme. Procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër, 3 tetor 2024, në orën 09:00.