• E mërkurë 25 Shtator, 2024 15:30

    Gjykatësja e vetme hedh poshtë kërkesën për ndryshimin e kushteve të lirimit të Isni Kilajt

    Në versionin publik të vendimit të dorëzuar më 24 shtator 2024, gjykatësja e vetme në çështjen Isni Kilaj hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes për ndryshimin e kushteve të lirimit të Isni Kilajt, të cilat ishin përcaktuar në maj të këtij viti. Mbrojtja kërkoi ndryshimin e përkohshëm të kushteve aktuale për ta lejuar atë të udhëtojë në Shqipëri, mirëpo gjykatësja Marjorie Masselot (Marzhori Masëlo) përcaktoi se ndryshimet e propozuara nuk do të trajtonin mjaftueshëm rreziqet ekzistuese të përshkruara në nenin 41(6)(b) të Ligjit.

  • E mërkurë 25 Shtator, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e saj të 90-të në gjykatë

    Dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së W04422 ka nisur dëshminë këtë mëngjes përmes video-lidhjes. Dëshmia e këtij dëshmitarit do të zhvillohet në seancë të mbyllur.

  • E martë 24 Shtator, 2024 18:00

    Januzi dhe të tjerët: Konferencë përgatitore për gjykimin më 7-9 tetor

    Trupi Gjykues në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Haxhi Shala ka caktuar Konferencën përgatitore për gjykimin më 7,8 dhe 9 tetor 2024, nga ora 09:30 deri në orën 17:30. Gjithashtu, janë rezervuar edhe datat 10 dhe 11 tetor, me seancat e planifikuara nga ora 09:30 deri në orën 16:00, nëse është e nevojshme. Vendimi i Trupit Gjykues, i cili përfshin detaje të tjera si parashtresat e palëve në lidhje me hetimet e tyre, nxjerrjen e materialeve, datën e propozuar për fillimin e gjykimit më 11 nëntor dhe dëshmitë e dëshmitarëve, ndodhet këtu.

  • E hënë 23 Shtator, 2024 17:45

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet e mundshme lidhur me dënimin e Mustafës

    Ju njoftojmë për çështjen më të fundit në Gjykatën Kushtetuese e cila ka të bëjë me çështjen Salih Mustafa. Më 23 shtator 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi kërkesën e përbashkët të avokatit të viktimave dhe të ZPS-së lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e referimeve të tyre, sipas nenit 49 të Ligjit. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme më 29 korrik dhe dënimit të ri për Mustafën nga Paneli i Gjykatës së Apelit më 10 shtator. Lidhur me këtë kërkesë dhe çdo çështje përkatëse do të vendosin gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti.

  • E hënë 23 Shtator, 2024 13:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme/rinis të mërkurën, më 25 shtator

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Demush Krasniqi, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme. Seanca e planifikuar për nesër, 24 shtator, është anuluar, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë të mërkurën, 25 shtator, në orën 09:00.

  • E hënë 23 Shtator, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e ri/orari i modifikuar të enjten (26/09)

    Demush Krasniqi është dëshmitari i ri i ZPS-së, dëshmia e të cilit filloi këtë mëngjes. Sipas ZPS-së, Krasniqi iu bashkua UÇK-së rreth majit të vitit 1998 dhe më vonë shërbeu si pjesëtar i policisë ushtarake në Brigadën 122. Ai është dëshmitari i 89-të i ZPS-së në gjykatë deri më tani. Siç njoftoi Trupi Gjykuessot në mëngjes, seanca e caktuar për të enjten (26 shtator) do të përfundojë në ora 15:00.

    Për informacion të përditësuar mbi orarin e seancave të DHSK-së, ju lutemi referojuni kalendarit tonë në internet.  

  • E premte 20 Shtator, 2024 08:15

    P. Shala: Konferenca para apelit këtë mëngjes

    Ju lutemi vini re se transmetimi i Konferencës para apelit në çështjen Pjetër Shala, e cila do të mbahet sot në ora 10:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

  • E enjte 19 Shtator, 2024 18:00

    Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën më të fundit të H. Shalës

    Më 19 shtator 2024, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme më 9 shtator 2024. Me vendimin e mëparshëm ishte hedhur poshtë kërkesa e të akuzuarit për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do të vendosë lidhur me kërkesën më të fundit. Vendimi i caktimit mund të shihet këtu.

  • E enjte 19 Shtator, 2024 15:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 23 shtator

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04366, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 23 shtator, në orën 09:00.