-
E martë 3 Shtator, 2024 17:00
Share this page
Januzi dhe të tjerët: dorëzohet dosja paraprake e H. Shalës/kalimi i dosjes së çështjes tek Trupi Gjykues më 4 shtator
Sot, më 3 shtator, Gjykatësja e Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do të jetë gati për t’ia kaluar Trupit Gjykues nesër, më 4 shtator 2024.
Para kësaj, pas urdhrit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake më 23 korrik dhe paralajmërimit të saj më 27 gusht, Mbrojtja e Haxhi Shalës e dorëzoi si konfidenciale dosjen e vet paraprake. Parashtrimin përkatës mund ta gjeni këtu.
-
E martë 3 Shtator, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 84-ti në gjykatë)
Dëshmitari i radhës i ZPS-së është Rrustem Tetaj, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas ZPS-së, ky dëshmitar është ish-oficer i UÇK-së, i cili gjatë verës së vitit 1998 ka mbajtur pozita të ndryshme në Zonën Operative të Dukagjinit.
-
E hënë 2 Shtator, 2024 13:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për sot/nesër dëshmitar i ri (3 shtator)
Pas përfundimit të dëshmisë prej Imer Imerit, përfundoi seanca e sotme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Gjykimi do të rifillojë nesër, 3 shtator, në orën 09:00, me dëshminë e dëshmitarit tjetër të ZPS-së.
-
E hënë 2 Shtator, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e radhës (i 83-ti deri më tani në gjykatë)
Dëshmitari i radhës i ZPS-së është Imer Imeri, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas ZPS-së, dëshmitari ishte rrëmbyer nga ushtarë të maskuar të UÇK-së në Shqipëri për shkak se ishte përkrahës i Ibrahim Rugovës dhe partisë LDK. Ai fillimisht ishte ndaluar në Shqipëri dhe rreth mesit të qershorit 1999 ishte transferuar në Kosovë dhe ishte ndaluar në Prizren.
-
E enjte 29 Gusht, 2024 15:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 2 shtator
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 82-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 2 shtator, në orën 09:00.
-
E enjte 29 Gusht, 2024 14:30
Share this page
Informimi javor për median më 29 gusht: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 29 Gusht, 2024 09:45
Share this page
Gjykimit Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 82-të i ZPS-së rinis dhënien e dëshmisë
Dëshmitari i 82-të i Prokurorisë në gjykatë W03780 rinisi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Ashtu si dje, edhe sot dëshmia e këtij dëshmitari pritet që të jepet tërësisht në seancë të mbyllur.
-
E mërkurë 28 Gusht, 2024 17:00
Share this page
Informimi javor për median më 29 gusht
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 29 gusht, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 28 Gusht, 2024 15:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: informacioni i fundit në lidhje me numrin e viktimave pjesëmarrëse
Pas njoftimit të Mbrojtësit të Viktimave në këtë çështje gjyqësore për ndarjen nga jeta të një prej viktimave në fillim të këtij viti, tani numri aktual i viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët është 153.
Më shumë informacion lidhur me viktimat pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore mund të gjeni në rubrikën çështje gjyqësore dhe në një faqe tjetër në faqen tonë të internetit që është posaçërisht për viktimat pjesëmarrëse në të gjitha çështjet gjyqësore.
-
E mërkurë 28 Gusht, 2024 12:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari tjetër i ZPS-së fillon dhënien e dëshmisë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04764, Prokuroria thirri sot dëshmitarin tjetër të saj. Pseudonimi i këtij dëshmitari është W03780.