• E mërkurë 21 Gusht, 2024 10:45

    Përfundon Gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 26 gusht

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W03871, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 26 gusht, në orën 09:00.

  • E mërkurë 21 Gusht, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W03871 rifillon dhënien e dëshmisë

    Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W03871, dëshmitari i 79-të i Prokurorisë në gjykatë, vazhdon me dëshminë që filloi dje.

  • E martë 20 Gusht, 2024 13:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Rasëll përfundon dëshminë/dëshmitari i ri fillon dhënien e dëshmisë

    Pas përfundimit të dëshmisë nga Stevën Rasëll (Steven Russell) sot, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës. Ai është dëshmitari i mbrojtur W03871 i cili, sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.

  • E martë 20 Gusht, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Rasëll rifillon dhënien e dëshmisë

    Dëshmia e Stivën Rasëll (Steven Russell), dëshmitarit të 78-të të Prokurorisë në gjykatë, rifilloi mëngjesin e sotëm. Pas marrjes në pyetje nga Mbrojtja e Thaçit dhe Veselit dje, Mbrojtja e Selimit aktualisht është duke e marrë në pyetje dëshmitarin.

  • E hënë 19 Gusht, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët rifillon pas pushimit veror: ZPS-ja thërret dëshmitarin tjetër të saj

    Stivën Rasëll (Steven Russell) është dëshmitari tjetër i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Sipas vendimit të mëparshëm të Trupit Gjykues, dëshmitari në sallën e gjyqit shoqërohet nga përfaqësues të qeverisë amerikane.

  • E premte 2 Gusht, 2024 14:30

    Caktohet Paneli i Gjykatës së Apelit për të vendosur lidhur me përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa

    Më 31 korrik 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit, të përbërë prej gjykatësve Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, për përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa në përputhje me Vendimin mbi Kërkesën e Mustafës për Mbrojtje të Ligjshmërisë dhe për të vendosur për çdo çështje përkatëse, sipas nevojës.

  • E martë 30 Korrik, 2024 11:15

    Paneli i Gjykatës Supreme vendos mbi Kërkesën e z. Mustafa për Mbrojtje të Ligjshmërisë

    Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme lëshoi vendim mbi kërkesën e Salih Mustafës për mbrojtje të ligjshmërisë. Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burg.

    Paneli ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores, për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme. Më shumë hollësi në vendimin.

  • E hënë 29 Korrik, 2024 09:30

    Pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 16 gusht 2024

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 29 korrik, dhe përfundon më 16 gusht 2024. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.

  • E premte 26 Korrik, 2024 11:15

    Çështja e apelit të Pjetër Shalës: Paneli saktëson modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave

    Paneli i Gjykatës së Apelit definoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në procedurat apeluese në çështjen Pjetër Shala. Paneli konstatoi se është në interes të drejtësisë që gjatë procedurave apeluese të zbatohet regjimi i ngjashëm me atë të procedurave gjyqësore, me ndryshimet e nevojshme. Më shumë hollësi në vendimin e datës 24 korrik.

  • E enjte 25 Korrik, 2024 17:00

    Çështja Pjetër Shala: zgjatet afati për dorëzimin e njoftimeve për apel

    Më 24 korrik 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht  kërkesën e Mbrojtjes së Shalës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër aktgjykimit. Paneli e autorizoi Mbrojtjen dhe ZPS-në që të dorëzojnë njoftimet e tyre për apel, në qoftë se kanë, më së largu deri më 2 shtator 2024. Më shumë hollësi në vendimin.