-
E mërkurë 15 Janar, 2025 10:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 20 janar
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së W04500, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 20 janar 2025, në orën 09:00.
-
E mërkurë 15 Janar, 2025 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04500 rifillon dhënien e dëshmisë
Këtë mëngjes, dëshmitari i 113-të i Prokurorisë, W04764, vazhdon me dhënien e dëshmisë nëpërmjet videolidhjes, të cilën e filloi dje.
-
E martë 14 Janar, 2025 16:30
Share this page
Bashkim Smakaj u vetëdeklarua i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë
Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor 2024, Bashkim Smakaj u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar, e cila u bë publike sot, 14 janar. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Pas deklarimit të Hashim Thaçit lidhur me fajësinë, për të cilin kemi informuar më herët, të gjithë të akuzuarit në këtë çështje janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat.
-
E martë 14 Janar, 2025 13:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 113-të të ZPS-së
Dëshmitari i mbrojtur W04500 ka filluar dhënien e dëshmisë, e cila po bëhet përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte arrestuar në vitin 1999 nga pjesëtarë të armatosur të UÇK-së dhe më pas ishte dërguar në një qendër ndalimi ku ishte keqtrajtuar.
-
E martë 14 Janar, 2025 12:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: përfundon dëshmia e Dobrunës/dëshmia e dëshmitarit të ri fillon më vonë
Trupi Gjykues njoftoi sot në gjykatë se, sipas marrëveshjes së palëve, deklaratat e mëparshme të dëshmitarit Sokol Dobruna janë paraqitur si provë në vend të dëshmisë në gjykatë, në përputhje me rregullën 155(1) të Rregullores. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues e njoftoi dëshmitarin se dëshmia e tij nuk kërkohej më dhe e lejoi atë të largohej. Pas një pushimi, gjykimi do të vazhdojë me dëshmitarin e ri të ZPS-së.
-
E martë 14 Janar, 2025 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dhënien e dëshmisë (i 112-ti deri më tani)
Dëshmitari i ri i ZPS-së, Sokol Dobruna, ka nisur dëshminë e tij këtë mëngjes. Kjo dëshmi po bëhet përmes videolidhjes ndërsa dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar në vendin e dhënies së dëshmisë. Siç ka njoftuar kryetari i trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari, përveç nëse vendoset ndryshe, do t'i përmbahet orarit të modifikuar që përfundon çdo ditë në ora 12:30. Përveç kësaj, trupi gjykues ka udhëzuar që, pas rekomandimit të Zyrës së DHSK-së për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve, të gjitha palët duhet të zbatojnë qasjen e përshtatur të pyetjeve për këtë dëshmitar kurdo që është e mundur. Kjo përfshin ritmin e marrjes në pyetje për të lehtësuar kujtesën e dëshmitarit dhe për të minimizuar pyetjet e përsëritura ose orientuese.
-
E hënë 13 Janar, 2025 16:15
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/rinis nesër (14 janar)
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Goodwin, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për ditën e sotme. Gjykimi rinis nesër, 14 janar, në ora 09:00.
-
E hënë 13 Janar, 2025 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari ekspert i ZSP-së
Dëshmitari i ri i ZPS-së, William Goodwin, ka filluar dëshminë e tij këtë mëngjes. Ky është dëshmitar ekspert dhe është dëshmitari i 111-të i ZPS-së deri më tani në gjykatë.
-
E hënë 13 Janar, 2025 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : probleme teknike me transmetimin në internet sot (13/01/2025)
Për shkak të një problemi teknik, mund të keni hasur në vështirësi me qasjen në transmetimin në internet të minutave të para të seancës së mëngjesit. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar për shikuesit e transmetimit.
Transkripti i plotë i kësaj seance bashkë me videon do të publikohen në kanalin Youtube dhe në faqen tonë të internetit, sa më shpejt të jetë e mundur.
-
E martë 7 Janar, 2025 12:45
Share this page
Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm lidhur me akuzat kundër administrimit të drejtësisë
Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.