• E mërkurë 18 Dhjetor, 2024 10:30

    Çështja Januzi dhe të tjerët: përditësim lidhur me marrëveshjen për pranimin e fajësisë/seancën më 19 dhjetor

    Pas shqyrtimit të marrëveshjes së re për pranimin e fajësisë mes ZPS-së dhe Mbrojtjes së Bahtijarit, Trupi Gjykues lëshoi ​​një urdhër gojor duke konstatuar se ajo është në përputhshmëri me kërkesat e rregullës 94 (2) të Rregullores. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues caktoi seancën për të enjten, më 19 dhjetor, në ora 13:00, për të diskutuar marrëveshjen e re mes Bahtijarit dhe ZPS-së për pranimin e fajësisë. Orari i kësaj seance do të jetë sipas rendit të ditës të përcaktuar në paragrafin 20 të urdhrit më të fundit për caktimin për Januzin dhe H. Shalën. Zyra Administrative u udhëzua që të riklasifikojë marrëveshjen për pranimin e fajësisë në publike sa më shpejt të jetë e mundur.

  • E mërkurë 18 Dhjetor, 2024 08:45

    Çështja Januzi dhe të tjerët: seanca mbi marrëveshjen për pranimin e fajësisë do të transmetohet me një vonesë prej 45 minutash

    Ju lutemi vini re se transmetimi i seancës mbi marrëveshjen për pranimin e fajësisë, e cila do të mbahet sot në orën 09:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.

     

  • E martë 17 Dhjetor, 2024 17:30

    Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Përfundon konferenca për ecurinë e çështjes/ Thaçi dhe Smakaj nuk deklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre

    Sot, më 17 dhjetor 2024, para gjykatëses së procedurës paraprake, Marjorie Masselot (Marzhori Masëlo), u mbajt konferenca e parë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit. Në përputhje me urdhrin e caktimit, gjatë kësaj seance të akuzuarve Thaçi dhe Smakaj iu dha mundësia që të deklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre. Meqenëse ata zgjodhën të mos e bënin këtë sot, gjykatësja Masselot përsëriti vendimin e saj të mëparshëm në urdhrin e caktimit, duke i ftuar ata të deklarohen në formë të shkruar deri më 7 janar 2025 në mesditë. Nëse kjo nuk bëhet brenda afait të caktuar, gjykatësja Masselot do të bëjë deklarimin në emër të tyre se janë të pafajshëm, në të njëjtën datë.

  • E martë 17 Dhjetor, 2024 12:30

    Çështja gjyqësore Januzi dhe të tjerët: bëhen publike dy marrëveshje për pranimin e fajësisë

    Sot, më 17 dhjetor, u bënë publike dy marrëveshje më vete për pranimin e fajësisë, ku Sabit Januzi dhe Haxhi Shala, secili më vete, pranuan fajësinë për një akuzë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për frikësim gjatë procedurës penale. Trupi Gjykues ka caktuar seancën për marrëveshjet për pranimin e fajësisë për 18 dhjetor, në orën 09:00, dhe ka rezervuar edhe 19 dhjetorin në qoftë se do të jetë e nevojshme.

    Marrëveshja për pranimin e fajësisë mes Ismet Bahtijarit dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar ende nuk është bërë publike.

    Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.

  • E hënë 16 Dhjetor, 2024 15:45

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 1 viktimë tjetër pranohet për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Më 16 dhjetor 2024, Trupi Gjykues II nxori vendimin më të fundit mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës që u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave. Në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme, e pranoi këtë kërkesë edhe pse ishte dorëzuar pas afatit të paraparë.

    Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 154. Më shumë detaje në versionin e redaktuar publik të vendimit.

  • E enjte 12 Dhjetor, 2024 10:15

    Informimi javor për median më 12 dhjetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 12 dhjetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

     

  • E mërkurë 11 Dhjetor, 2024 17:15

    Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesat e ZPS-së dhe të Mbrojtjes lidhur me dënimin e ri të Mustafës

    10 dhe 11 dhjetor 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të shqyrtuar kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuara nga Salih Mustafa dhe ZPS-ja.

    Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen do të vendosë lidhur me këto kërkesa të cilat e kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, më 10 shtator të këtij viti, që shqiptoi një dënim të ri prej 15 vitesh burgim ndaj Mustafës.

  • E martë 10 Dhjetor, 2024 17:45

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë) më 17 dhjetor

    Siç ishte përmendur gjatë paraqitjeve të para, Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit është paraparë të mbahet të martën, më 17 dhjetor 2024, në ora 14:00.

    urdhrin e caktimit, Gjykatësja Masselot, mes të tjerash, ftoi Thaçin dhe Smakajn që gjatë kësaj seance të vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë. Nëse të akuzuarit vendosin që të mos vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre më 17 dhjetor, Gjykatësja Masselot ka treguar synimin e saj për të kërkuar që vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre të përfshihet në dosjen e çështjes deri më 7 janar 2025. Nëse vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve nuk përfshihet në dosjen e çështjes deri në datën e lartcekur, Gjykatësja e procedurës paraprake, në përputhje me rregullën 95 të Rregullores, do të bëjë deklarimin në emër të tyre se janë të pafajshëm.

  • E martë 10 Dhjetor, 2024 16:30

    Çështja Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): Videot e paraqitjeve të para të disponueshme në Youtube

    Ju informojmë se videot e të gjitha paraqitjeve të para në çështjen kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, më 8 dhe 9 dhjetor, janë të disponueshme në të tri gjuhët në kanalin tonë në Youtube.