• E enjte 28 Mars, 2024 09:45

    Probleme teknike me dokumentacionin gjyqësor publik të DHSK-së

    Këtë mëngjes, për shkak të vështirësive teknike, ka pasur probleme me pamjet dhe me shkarkimin e dosjeve nga dokumentacioni gjyqësor publik (DGJP) i DHSK-së. Problemi është zgjidhur dhe DGJP po funksionon si duhet.

  • E mërkurë 27 Mars, 2024 17:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari i ri i seancës së nesërme (28/03)

    Ju lutemi vini re se seanca e nesërme (më 28 mars) në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do të nis në orën 10:00.

  • E mërkurë 27 Mars, 2024 17:00

    Informimi javor për median më 28 mars

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 28 mars në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 27 Mars, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e tretë e dëshmisë së Shaun Byrnes

    Dëshmitari i 53-të i Prokurorisë, Shaun Byrnes, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Jakup Krasniqit.

  • E martë 26 Mars, 2024 11:00

    Thaçi dhe të tjerët: Vendim i Trupit Gjykues mbi kërkesën më të fundit të Selimit lidhur me masat e paraburgimit

    Më 22 mars 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët nxori vendimin mbi kërkesën e Rexhep Selimit për të shqyrtuar refuzimin e Administratores për rishqyrtimin e tri kushteve të përcaktuara lidhur me vizitat dhe komunikimet e të akuzuarit.

    Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes pasi, mes tjerash, konstatoi se Administratorja ka vepruar brenda autoritetit të saj, ka baraspeshuar siç duhet rrethanat faktike përkatëse dhe nuk ka shkelur të drejtat e Selimit. Megjithatë, Administratorja u udhëzua që të shqyrtojë më tej mundësitë dhe të bëjë përpjekje të arsyeshme lidhur me disa aspekte të vizitave personale jo të privilegjuara dhe thirrjeve telefonike.

    Informacioni i detajuar gjendet në vendimin aktual.

  • E martë 26 Mars, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Shaun Byrnes vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i 53-të i Prokurorisë, Shaun Byrnes, vazhdon dëshminë e tij këtë mëngjes. Ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.

  • E hënë 25 Mars, 2024 10:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 53-të

    Dëshmitari i ri i ZPS-së është Shaun Byrnes, i cili, sipas ZPS-së, ishte Shef i Misionit Diplomatik Vëzhgues të SHBA-së në Kosovë (US KDOM) nga gushti 1998 deri në korrik 1999. Sipas vendimit të mëparshëm të Trupit Gjykues, një përfaqësues nga qeveria e SHBA-së po e shoqëron dëshmitarin në sallën e gjyqit.

  • E enjte 21 Mars, 2024 17:30

    Ndryshim i orarit për seancat e ardhshme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

    Ju njoftojmë se të gjitha seancat në çështjen Thaçi dhe të tjerët deri në pushimin veror do të zgjasin nga ora 09:00 deri në orën 16:30, në vend të orës 16:00 siç ishte planifikuar më parë.

    Orari i përditësuar i sallës së gjyqit gjendet në kalendarin tonë në internet.

  • E mërkurë 20 Mars, 2024 16:30

    Informimi javor për median më 21 mars

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 21 mars në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image