• E mërkurë 20 Mars, 2024 16:00

    Çështja Pjetër Shala: refuzohet mocioni i Mbrojtjes për rihapjen e çështjes së saj

    Më 19 mars 2024, Trupi Gjykues I hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes për të rihapur çështjen e saj bazuar në materialin e pretenduar shfajësues në lidhje me një dëshmitar. Mbrojtja e Pjetër Shalës pretendoi se ky material është vënë në dispozicion nga ZPS-ja shumë vonë.

    Megjithëse konstatoi se ZPS-ja nuk i ka respektuar obligimet e veta për nxjerrjen e materialit të lartpërmendur, Trupi Gjykues përcaktoi se Mbrojtjes nuk i është shkaktuar asnjë dëm dhe se dëshmia e atij dëshmitari nuk është e nevojshme për përcaktimin e së vërtetës. Trupi Gjykues hodhi poshtë gjithashtu kërkesën e Mbrojtjes për të pezulluar afatin aktual për dorëzimin e dosjeve gjyqësore përfundimtare dhe deklaratës lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse në procedurat gjyqësore (më së largu deri më 25 mars).

    Më shumë detaje në vendim.

  • E mërkurë 20 Mars, 2024 15:45

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis më 25 mars

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 52-të të ZPS-së, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën, më 25 mars, në ora 09:00.

  • E mërkurë 20 Mars, 2024 11:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 52-të vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i ZPS-së W04571 është duke e vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes. Ai po merret në pyetje nga Mbrojtja e Hashim Thaçit.

  • E martë 19 Mars, 2024 17:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari i ri i seancës së nesërme (20/03)

    Ju lutemi vini re se seanca e nesërme (më 20 mars) në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do të nis në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 16:30.

  • E martë 19 Mars, 2024 15:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 52-të

    Dëshmitari i ri i ZPS-së është W04571, i cili po dëshmon përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, ky dëshmitar është shqiptar i Kosovës, i cili ishte arrestuar dhe mbajtur nga anëtarë të UÇK-së në gusht 1998 ose rreth kësaj date.

    Ky është dëshmitari i 52-të i ZPS-së deri më tani.

  • E martë 19 Mars, 2024 13:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: orari i modifikuar i gjykatës për seancën e sotme (19/03/2024)

    Ju informojmë se pushimi i drekës në gjykimin Thaçi dhe të tjerët ka filluar më herët se zakonisht. Seanca do të rinis në ora 14:30 dhe do të zgjasë deri në ora 16:30, ashtu siq ishte planifikuar.

  • E martë 19 Mars, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: nis dëshmia e dëshmitarit të 51-të të ZPS-së

    Këtë mëngjes nisi dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Ky është dëshmitari W04446, vëllai i të cilit, sipas Prokurorisë, gjatë periudhës përkatëse ishte arrestuar nga pjesëtarët e UÇK-së dhe eshtrat e tij nuk janë gjetur asnjëherë.

    Ju lutemi vini re se seanca e sotme dhe ajo e ditës së nesërme pritet të përfundojnë në orën 16:30.

  • E hënë 18 Mars, 2024 15:30

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së/seanca e sotme do të zgjasë më shumë se që ishte paraparë

    Dëshmitari i 50-të i ZPS-së është Claude Cahn, dëshmia e të cilit, sipas ZPS-së, ka të bëjë me shkeljet e dokumentuara të të drejtave të njeriut të romëve në Kosovë gjatë punës së tij në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) në korrik 1999.

    Ju njoftojmë se seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 16:30 respektivisht 17:15 (transmetimi me vonesë).

  • E hënë 18 Mars, 2024 10:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 49-të i ZPS-së fillon dëshminë

    Dëshmitari i ri i ZPS-së është dëshmitari i mbrojtur  W04811, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmia e këtij dëshmitari ka të bëjë me vrasjen e paligjshme të një viktime që u mor dhe u mbajt e ndaluar prej anëtarëve të UÇK-së në zonën e Llapit.

     

  • E premte 15 Mars, 2024 17:15

    Konferencë për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe të tjerët më 22 mars

    Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës do të mbahet të premten, më 22 mars 2024, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexoni në urdhrin për caktimin.