• E mërkurë 28 Shkurt, 2024 10:30

    Thaçi dhe të tjerët: vendim lidhur me vizitat dhe komunikimin e Selimit në paraburgim

    Më 27 shkurt, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët nxori vendimin e vet lidhur me kërkesën e Rexhep Selimit për shqyrtim gjyqësor të vendimeve më të fundit të Administratores lidhur me vizitat dhe komunikimin e tij në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së.

    Mes tjerash, Trupi Gjykues konstatoi se vendimi i Administratores për të monitoruar në mënyrë aktive disa thirrje telefonike ishte brenda autoritetit të saj si dhe i domosdoshëm dhe proporcional, duke refuzuar kështu kërkesën e Selimit për prapësimin e tij. Megjithatë, Trupi Gjykues e prapësoi vendimin lidhur me refuzimin e një thirrje telefonike për të akuzuarin dhe urdhëroi Administratoren që të mos i refuzojë thirrjet e tilla përveç nëse këtë e kërkojnë rrethanat e reja.

    Trupi Gjykues hodhi poshtë, pa objekt shqyrtimi, kërkesat e Selimit lidhur me disa vizita private dhe përmes video-lidhjes pasi datat për ato vizita tashmë kanë kaluar.

    Më shumë detaje mund të gjenden në vendimin aktual.

  • E mërkurë 28 Shkurt, 2024 10:15

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 48-të i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i ri i mbrojtur i ZPS-së W01140 ka nisur dëshminë këtë mëngjes përmes video-lidhjes. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte banor i Prizrenit dhe u çua dhe u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së në qershor të vitit 1999.

  • E martë 27 Shkurt, 2024 11:45

    Refuzohet apeli (i dytë) i Kilajt kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

    Më 26 shkurt, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit më të fundit të gjykatësit të vetëm për mbajtjen e tij të mëtejshme në paraburgim. Më shumë hollësi në vendimin (versioni i redaktuar publik) e Panelit të Gjykatës së Apelit.

  • E hënë 26 Shkurt, 2024 15:30

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për ditën e sotme/nesër nuk ka seancë

    Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa ajo e planifikuar për nesër (27 shkurt) është anuluar. Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të rinis të mërkurën, më 28 shkurt, në ora 09:00.

  • E hënë 26 Shkurt, 2024 15:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: seanca e pasdites do të jetë më e shkurtër se zakonisht

    Për shkak të pamundësisë së dëshmitarit të radhës për të dëshmuar sot, seanca e pasdites në gjykimin Thaçi dhe të tjerët do t'i kushtohet çështjeve procedurale dhe pritet të zgjasë më pak se zakonisht.

  • E hënë 26 Shkurt, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 47-të i ZPS-së fillon dëshminë

    Dëshmitari i mbrojtur W02749 filloi të dëshmojë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte banor i Prizrenit dhe u çua dhe u ndalua nga pjesëtarë të UÇK-së në qershor të vitit 1999.

  • E enjte 22 Shkurt, 2024 16:15

    Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/vazhdon më 26 shkurt

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të ZPS-së Hajrush Kurtaj, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar për sot dhe për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, 26 shkurt, në ora 09:00.

  • E enjte 22 Shkurt, 2024 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 22 shkurt 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 22 Shkurt, 2024 10:30

    Çështja Salih Mustafa: Emërohet Mbrojtësi i ri (i vjetër)

    Më 20 shkurt 2024, Administratorja e DHSK-së ndërpreu shërbimet e mbrojtësit kujdestar dhe emëroi Julius von Bone si kryembrojtës të Salih Mustafës, i cili e përfaqësoi gjatë fazave të gjykimit dhe të apelit. Këtu mund ta gjeni njoftimin e Administratores.

    Publikimet tona të mëparshme për emërimin e mbrojtësit të Mustafës mund t’i gjeni këtu: 25/01/2024; 30/01/2024; 08/02/2024.

  • E enjte 22 Shkurt, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Kurtaj vazhdon dëshminë

    Në mëngjes, Mbrojtja e Hashim Thaçit vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit të 45-të të ZPS-së, Hajrush Kurtaj.