• E hënë 5 Shkurt, 2024 16:00

    Gjykata e Apelit hedh poshtë apelin e Januzajt lidhur me lirimin e përkohshëm

    Më 5 shkurt 2024, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelin e Sabit Januzajt kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilin ishte refuzuar kërkesa e tij për lirim të përkohshëm. Vendimi  i Panelit të Gjykatës së Apelit ndodhet këtu.

  • E hënë 5 Shkurt, 2024 15:30

    Çështja Januzi dhe Bahtijari: ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake

    Sipas urdhrit gojor të Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 3 nëntor të vitit të kaluar, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si konfidenciale dosjen paraprake në çështjen Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari. Protokollimi përkatës me të dhëna lidhur me këtë parashtrim mund të gjendet këtu.

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 16:45

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 20 shkurt

    Pak pas fillimit të dëshmisë së dëshmitarit të 45-të të ZPS-së gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë më 20 shkurt, në ora 09:00.

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 16:30

    Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 45-të fillon dëshminë

    Këtë pasdite ka nisur dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së, Hajrush Kurtaj, ish anëtar i UÇK-së, i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse. 

  • E enjte 1 Shkurt, 2024 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 1 shkurt 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E martë 30 Janar, 2024 16:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: modifikohet orari i seancës së nesërme

    Sikurse u përmend në njoftimin tonë pak më herët sot, nesër do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ex-parte në orën 16:00. Për këtë arsye, nesër (31 janar) seanca e rregullt gjyqësore në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet nga ora 09:00 deri në 15:15.

  • E martë 30 Janar, 2024 13:15

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: fillon dëshmia e dëshmitarit të 44-t

    Sot pasdite ZPS-ja thirri dëshmitarin e saj të radhës. Ky është dëshmitari W04325, që, sipas Prokurorisë, do të dëshmojë lidhur me çfarë ka parë dhe mësuar gjatë shumë vizitave në një numër shtabesh të UÇK-së gjatë periudhës përkatëse, si edhe për komandantët e UÇK-së me të cilët pati kontakte.

  • E martë 30 Janar, 2024 12:15

    Nesër, seancë e jashtëzakonshme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët

    Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët shpprehu shqetësim për parashtrimin e kohëve të fundit lidhur me përfaqësimin e Hashim Thaçit dhe caktoi një takim ex parte (vetëm  me ekipin e Mbrojtës së Hashim Thaçit)) në lidhje me këtë për nesër në orën 16:00, ose sapo të ketë mbaruar seanca e rregullt.

    Ju  informojmë se seancat ex parte nuk janë të hapura për publikun.