• E enjte 25 Janar, 2024 13:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmitari i 39-të i ZPS-së vazhdon dëshminë e dhjetorit të vitit të kaluar

    Dëshmitari i prokurorisë Dejan Jeftiq, nga zona e Suharekës në Kosovë, është kthyer në sallën e gjyqit për të vazhduar dëshminë e tij, e cila filloi më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Ai aktualisht është duke u marrë në pyetje nga mbrojtja e Hashim Thaçit.

  • E enjte 25 Janar, 2024 12:00

    Çështja P. Shala: Trupi Gjykues paraqet provat e veta

    Më 24 janar 2024, Trupi Gjykues në çështjen P. Shala vendosi të pranojë në cilësinë e provës një numër dokumentesh që kanë të bëjnë me dosjen penale të të akuzuarit (aktualisht të klasifikuara si konfidenciale) në bazë të rregullës 132 të Rregullores. Trupi Gjykues i konsideroi ato të nevojshme për përcaktimin e dënimit në rast të shpalljes fajtor në këtë çështje, në bazë të rregullës 163(3) të Rregullores.

    Në të njëjtin vendim, Trupi Gjykues gjithashtu miratoi, pjesërisht, pranimin e më shumë provave të Mbrojtjes dhe urdhëroi ZPS-në/Mbrojtjen që të paraqesin çdo kërkesë për kundërprova deri më 26 janar.

    Vendimi i plotë ndodhet këtu.

  • E mërkurë 24 Janar, 2024 16:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: orari i ri i seancës së nesërme

    Ju lutemi vini re se seanca e nesërme (më 25 janar) në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të nis në orën 09:30. 

  • E mërkurë 24 Janar, 2024 10:00

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W04489

    Dëshmitari i 41-të i ZPS-së, W04489, do të vazhdojë dëshminë këtë mëngjes. Ju lutemi vini re se për momentin seanca ndodhet në një pushim të paplanifikuar dhe do të rinis në orën 09:50 (ose 10:35 transmetimi me vonesë në internet).

  • E enjte 18 Janar, 2024 16:45

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 23 janar

    Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të martën, më 23 janar, në ora 09:00.

  • E enjte 18 Janar, 2024 14:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 18 janar 2024: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 18 Janar, 2024 11:45

    Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Mustafës për mbrojtjen e ligjshmërisë

    Më 17 janar 2024, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur lidhur me kërkesën më të fundit të dorëzuar nga Mbrojtja e Salih Mustafës, e cila ka kërkuar zgjatjen e afatit për dorëzimin e kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë.

    Lidhur me këtë kërkesë dhe kërkesat tjera që kanë të bëjnë me këtë çështje do të vendosin gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen. Këtu është vendimi i caktimit.

  • E enjte 18 Janar, 2024 10:15

    Çështja Mustafa: caktohet gjykatësi i vetëm për të mbikëqyrur zbatimin e zhdëmtimit të viktimave

    Më 17 janar, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova caktoi gjykatësin Zhilber Biti si gjykatës të vetëm për të mbikëqyrur zbatimin e urdhrit për zhdëmtim nga Administratorja kundër Salih Mustafës, të lëshuar më 6 prill të vitit të kaluar. Gjykatësi i vetëm caktohet për periudhën njëvjeçare (në pajtim me nenin 33(2) të Ligjit) dhe ai do të marrë raporte nga Administratorja për çdo veprim të ndërmarrë në kuadër të Programit për kompensimin e viktimave të krimit në Kosovë. Më shumë hollësi në vendimin e caktimit.