-
E enjte 14 Dhjetor, 2023 17:15
Share this page
Mustafa: Videoincizimi i aktgjykimit të apelit në Youtube
Ju informojmë se videoincizimi i aktgjykimit të apelit në çështjen Mustafa është i disponueshëm në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.
-
E enjte 14 Dhjetor, 2023 14:45
Share this page
Çështjet gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit dhe të Haxhi Shalës: Aktakuza e përbashkët do të paraqitet në janar
Sot, gjatë konferencës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore të Januzit dhe Bahtijarit, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Nikola Giju urdhëroi Prokurorinë që të dorëzojë aktakuzën e përbashkët të propozuar prej saj deri më 12 janar 2024, në orën 16:00. Kjo ka të bëjë me kërkesën e fundit të paraqitur nga ZPS-ja më 13 dhjetor për bashkimin e çështjeve gjyqësore kundër Januzit dhe Bahtijarit dhe kundër Haxhi Shalës në një gjykim të vetëm.
-
E enjte 14 Dhjetor, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 14 dhjetor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 14 Dhjetor, 2023 13:30
Share this page
Miratohet modifikimi i dënimit për Haradinajn
Më 12 dhjetor 2023, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova vendosi të modifikojë dënimin e Nasim Haradinajt për lirimin e tij më 14 dhjetor ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim.
Më shumë hollësi në komunikatën për shtyp si dhe në vendimin e Kryetares.
-
E enjte 14 Dhjetor, 2023 12:30
Share this page
Mustafa: Aktgjykimi i apelit i disponueshëm në anglisht
Aktgjykimi i apelit i shqiptuar kundër Salih Mustafës sot, më 14 dhjetor, është i disponueshëm në dokumentet publike të gjykatës, në anglisht.
-
E enjte 14 Dhjetor, 2023 11:15
Share this page
Aktgjykimi i apelit në çështjen Mustafa
Më 14 dhjetor 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi tetë pika të paraqitura nga Mustafa që kundërshtonin Aktgjykimin e Trupit Gjykues, ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit me 26 vjet burgim nga Trupi Gjykues për tri pikat e Aktakuzës që ishte shpallur fajtor. Paneli i Apelit zvogëloi dënimin e njësuar të Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.
Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E enjte 14 Dhjetor, 2023 08:30
Share this page
Çështja Mustafa: Shpallja e aktgjykimit të apelit do të transmetohet me vonesë
Shpallja e aktgjykimit në çështjen Salih Mustafa, e planifikuar për sot paradite në orën 09:30, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.
-
E mërkurë 13 Dhjetor, 2023 17:30
Share this page
Informimi javor për median më 14 dhjetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 14 dhjetor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 13 Dhjetor, 2023 14:30
Share this page
Paraqitja e parë e Haxhi Shalës: vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë brenda 30 ditësh
Në paraqitjen e tij të parë para Gjykatësit të Procedurës Paraprake, Giju, Haxhi Shala vendosi të mos vetëdeklarohet sot në lidhje me fajësinë ose pafajësinë. Paraqitja e mëtejshme do të caktohet në kohën e duhur.
Në seancën e ardhshme, më 15 dhjetor në orën 09:30, do të zhvillohet Konferenca mbi ecurinë e çështjes.
-
E mërkurë 13 Dhjetor, 2023 12:00
Share this page
Çështja Shala: paraqitja e parë sot do të transmetohet me 10 minuta vonesë
Transmetimi i paraqitjes së parë të Haxhi Shalës, e cila do të mbahet sot pasdite në orën 14:00, do të bëhet me një vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.