-
E martë 12 Dhjetor, 2023 18:15
Share this page
Haxhi Shala arrestohet dhe transferohet në Objektin e Paraburgimit të DHSK-së
Pas arrestimit të tij më 11 dhjetor, Haxhi Shala u transferua në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë sot më 12 dhjetor 2023. Paraqitja e parë e tij është caktuar të zhvillohet nesër, më 13 dhjetor, në ora 14:00. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E martë 12 Dhjetor, 2023 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët shtyhet deri në vitin e ardhshëm
Ekipi i Mbrojtjes së Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave të parapara për këtë javë për shkak të vdekjes së anëtarit të saj, Andrew Strong. Trupi Gjykues e pranoi kërkesën dhe e anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 15 janar 2024.
-
E hënë 11 Dhjetor, 2023 13:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: Fillon dëshminë dëshmitari i 39-të i ZPS-së
Dëshmitari i ri i Prokurorisë është Dejan Jeftiqi nga zona e Suharekës në Kosovë. Sipas përmbledhjes së shkurtër të lexuar nga ZPS-ja në sallë të gjyqit, në korrik 1998, dëshmitari u arrestua nga shqiptarë të armatosur, disa prej të cilëve kishin uniforma të zeza dhe më pas u çua në Budakovë.
-
E hënë 11 Dhjetor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: ish-zyrtarja e OSBE-së vazhdon dëshminë
Këtë mëngjes është duke vazhduar dëshmia e dëshmitarit të 38-të ZPS-së, Sandra Mitchell, në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. ZPS-ja është duke i parashtruar pyetje plotësuese dëshmitarit.
-
E premte 8 Dhjetor, 2023 17:30
Share this page
Konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes në Çështjen Januzi & Bahtijari më 14 dhjetor
Siç është njoftuar në Kalendarin e Gjykatës, konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes në çështjen kundër Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit është caktuar të mbahet të enjten, 14 dhjetor, në orën 11:30. Më shumë informacion në urdhrin për caktimin e datës.
-
E enjte 7 Dhjetor, 2023 16:45
Share this page
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë/rinis më 11 dhjetor
Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve do të vazhdojë të hënën, më 11 dhjetor, në ora 09:00, kur dëshmitarja Sandra Mitchell pritet të vazhdojë dëshminë e saj.
-
E enjte 7 Dhjetor, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 7 dhjetor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 7 Dhjetor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitarja Mitchell vazhdon dëshminë
Këtë mëngjes është duke vazhduar dëshmia e ish-zyrtares së OSBE-së në Kosovë, Sandra Mitchell. Ajo është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Thaçit.
-
E mërkurë 6 Dhjetor, 2023 17:00
Share this page
Informimi javor për median më 7 dhjetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 7 dhjetor në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 6 Dhjetor, 2023 09:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari i 38-të i ZPS-së vazhdon dëshminë/seanca e sotme deri në orën 13:00
ZPS-ja është duke vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit Sandra Mitchell. Ju lutemi vini re se seanca e sotme do të zgjasë deri në orën 13:00, ashtu siç është specifikuar në kalendarin e gjykatës.