• E martë 28 Nëntor, 2023 12:15

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Haradinajt

    Ju njoftojmë për çështjen më të fundit në Gjykatën Kushtetuese, e cila mund të shihet në këtë parashtrim. Më 22 nëntor 2023 kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Mbrojtja e Nasim Haradinajt, më 21 nëntor. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim të dorëzuar në mënyrë konfidenciale, versioni publik i redaktuar i të cilit do të jetë në dispozicion brenda një jave.

  • E martë 28 Nëntor, 2023 11:00

    Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i nëntë i Mbrojtjes

    Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Shalës është dëshmitari i mbrojtur 4280, i cili po dëshmon përmes video-lidhjes. Ju njoftojmë se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.

  • E martë 28 Nëntor, 2023 09:15

    Sot (28/11), gjykimi i Shalës fillon në orën 09:45

    Ju informojmë se seanca në çështjen Shala këtë mëngjes do të fillojë në orën 09:45 ( në orën 10:30 në transmetimin në internet).

  • E hënë 27 Nëntor, 2023 16:15

    Përfundon gjykimi i Shalës për ditën e sotme (27/11/2023)

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të tetë të Mbrojtjes, gjykimi në çështjen Shala ka përfunduar për ditën e sotme. Gjykimi vazhdon nesër, më 28 nëntor, në orën 09:30, me dëshminë e dëshmitarit të ri të Mbroijtjes.

  • E hënë 27 Nëntor, 2023 13:00

    Çështja Mustafa: Aktgjykimi i apelit shpallet më 14 dhjetor

    Sot, më 27 nëntor  2023, Paneli i Gjykatës së Apelit e caktoi shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Salih Mustafa më 14 dhjetor 2023, në ora 09:30. Këtu mund ta gjeni urdhrin për caktimin e datës.

    Image
  • E hënë 27 Nëntor, 2023 11:00

    Gjykimi në çështjen Shala: dëshmitari i radhës i Mbrojtjes

    Dëshmitari ekspert Andre De Villiers Horne është duke dëshmuar për Mbrojtjen e Shalës. Ky është dëshmitari i tetë i Mbrojtjes deri më tani.

  • E premte 24 Nëntor, 2023 10:45

    Përfundon gjykimi ndaj Shalës për këtë javë/vazhdon më 27 nëntor

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitares së Mbrojtjes Time Kadrijaj, gjykimi ndaj Shalës përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, 27 nëntor, në orën 09:30, kur pritet të fillojë dëshmia e dëshmitarit të ardhshëm të Mbrojtjes.

  • E enjte 23 Nëntor, 2023 18:00

    Trupi Gjykues lëshon vendim të përkohshëm lidhur me komunikimet dhe vizitat e tre të paraburgosurve

    Pas kërkesës së ZPS-së në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve për ndryshimin e kushteve të paraburgimit, Trupi Gjykues II ka urdhëruar disa masa të përkohshme për kufizimin e komunikimeve dhe të vizitave që mund t’u bëhen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. Trupi Gjykues ka vendosur se këto kufizime janë të përshtatshme, duke pasur parasysh rrezikun e nxjerrjes së paligjshme të informacionit konfidencial nga objekti i paraburgimit. Kufizimet do të jenë në fuqi përkohësisht, deri në momentin kur Trupi Gjykues të lëshojë vendimin e plotë në lidhje me themelësinë e kërkesës ZPS-së.

    Vendimin e përkohshëm mund ta gjeni këtu.

  • E enjte 23 Nëntor, 2023 16:30

    Sot (23/11/2023), gjykimi ndaj Shalës do të zgjasë më shumë se që ishte paraparë

    Seanca e sotme në çështjen Shala do të vazhdojë më gjatë se sa ishte planifikuar – deri në orën 16:30 (kohë reale) ose 17:15 (transmetim me vonesë).