-
E shtunë 7 Dhjetor, 2024 10:45
Share this page
Çështja kundër Thaçit, Smakajt, Fazliut, Kilajt dhe Kuçit: aktakuza e disponueshme online në gjuhën shqipe
Ju njoftojmë se aktakuza në gjuhën shqipe është e disponueshme në dokumentet publike të gjykatës.
-
E premte 6 Dhjetor, 2024 19:30
Share this page
Aktakuzë kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për ndikim mbi dëshmitarët
Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje.
Në aktakuzë, të akuzuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E enjte 5 Dhjetor, 2024 15:45
Share this page
Informimi javor për median më 5 dhjetor: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 5 Dhjetor, 2024 13:45
Share this page
Përfundon gjykimi Thaçi dhe të tjerët për këtë javë/rinis pas pushimit dimëror
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W01225, gjykimi në çështjen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 13 janar 2025.
-
E enjte 5 Dhjetor, 2024 12:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e 110-të në sallë të gjyqit
Pas përfundimit të dëshmisë së Sokol Bashotës, ZPS-ja thirrë sot dëshmitarin e radhës. Ky është dëshmitar i mbrojtur W01225, i cili sipas përmbledhjes së Prokurorisë në gjykatë, ishte arrestua nga anëtarë të armatosur të UQK-ës në 1999, dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një zonë të UÇK-së.
-
E enjte 5 Dhjetor, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e pestë e dëshmisë së deshmitarit Bashota
Dëshmitari i 109-të i Prokurorisë në gjykatë Sokol Bashota vazhdon sot paradite dëshminë e tij.
-
E enjte 5 Dhjetor, 2024 08:30
Share this page
Informimi javor për median më 5 dhjetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 5 dhjetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 4 Dhjetor, 2024 15:15
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: Vendimi i Trupit Gjykues mbi provat e Mbrojtësit të Viktimave/Kërkesën për Zhdëmtim
Gjatë seancës së sotme, Trupi Gjykues lëshoi një urdhër gojor në lidhje me propozimin e Mbrojtësit të Viktimave më 2 tetor të këtij viti i cili ka të bëjë me kronologjinë e paraqitjes së provave prej Mbrojtësit të Viktimave dhe kërkesën për zhdëmtim. Pas konfirmimit se të gjithë palët pajtohen, Trupi Gjykues urdhëroi që paraqitja e provave prej Mbrojtësit të Viktimave të fillojë pas paraqitjes së provave prej ZPS-së dhe procedurës sipas rregullës 130, por para fillimit të paraqitjes së provave prej Mbrojtjes, në rast se do të ketë. Lidhur me kërkesat e mundshme për zhdëmtime nga Mbrojtësi i Viktimave, ato duhet të protokollohen pas aktgjykimit në këtë çështje dhe pasi të jetë vendosur në lidhje me akuzat.
-
E mërkurë 4 Dhjetor, 2024 10:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e katërt e dëshmisë së deshmitarit Bashota
Dëshmitari i 109-të i Prokurorisë në gjykatë Sokol Bashota vazhdon sot paradite dëshminë e tij.
-
E martë 3 Dhjetor, 2024 16:15
Share this page
Januzi dhe të tjerët: Anullohen disa seanca në dhjetor
Ju lutemi vëreni në dijeni se seancat e ardhshme në çështjen Januzi dhe të tjerët janë caktuar për 18 dhe 19 dhjetor 2024 ndërsa seancat e tjera në dhjetor janë anuluar. Informacione të reja do të jepen sapo të jenë në dispozicion.