• E enjte 19 Tetor, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 19 tetor 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 18 Tetor, 2023 17:15

    Informimi javor për median më 19 tetor

    Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 19 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 18 Tetor, 2023 10:15

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: shtyhet seanca e sotme/gjykimi vazhdon më 30 tetor

    Dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W04577, i cili u paraqit para gjykatës më 10 dhe 11 tetor, këtë mëngjes u kthye në sallën e gjyqit për të vazhduar dëshminë e tij. Gjykimi kaloi në seancë private dhe më pas u shty për ditën e sotme dhe për këtë javë. Seanca e nesërme, më 19 tetor, anulohet. Gjykimi në këtë çështje do të rinis më 30 tetor në orën 09:00.

  • E martë 17 Tetor, 2023 16:15

    Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për ditën e sotme/nesër vazhdon dëshminë dëshmitari i 29-të

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 30-të të ZPS-së, gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për ditën e sotme ka përfunduar. Gjykimi do të rinis nesër, më 18 tetor në orën 09:00, kur pritet të vazhdojë dëshminë dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W-04577.

  • E martë 17 Tetor, 2023 13:30

    Miratohet modifikimi i dënimit për Gucatin, modikimi për Haradinajn në shqyrtim

    Më 12 tetor 2023, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova vendosi të modifikojë dënimin e Hysni Gucati dhe urdhëroi lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Sa i përket modifikimit të dënimit për Nasim Haradinajn, Kryetarja e DHSK-së do ta shqyrtojë atë pasi të marrë raportin prej Administratores së DHSK-së.

    Më shumë hollësi në komunikatat për shtyp (Gucati; Haradinaj) si dhe në vendimin e Kryetares (Gucati; Haradinaj) të publikuara sot.

  • E martë 17 Tetor, 2023 10:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: dëshmon dëshmitari i 30-të/orari për ditën e sotme

    Dëshmitari i 30-të i ZPS-së, W04769, vazhdon dëshminë këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Trupi Gjykues është duke i bërë pyetje dëshmitarit, dëshmia e të cilit pritet të vazhdojë në seancë private.

    Ju lutemi vini re se, meqenëse seanca e sotme ka filluar në orën 10:00, orari për ditën e sotme pritet të jetë si në vijim: seanca e parë do të përfundojë në orën 11:30, ndjekur nga një pushim prej 30 minutash. Seanca e dytë do të zgjasë nga ora 12:00 deri në orën 13:30. Pas pushimit të drekës (1 orë), seanca e tretë do të zgjasë nga ora 14:30 deri në orën 16:00.

  • E hënë 16 Tetor, 2023 16:45

    Orari i ri i seancës së nesërme në çështjen Thaçi dhe të tjerët (17 tetor)

    Ju lutemi vini re se seanca e nesërme (17 tetor) në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të nis në orën 10:00 dhe jo në orën 09:00 siç ishte planifikuar më herët. Seanca pritet të përfundojë në orën 16:00.

    Kalendari ynë përmban informacionin më të fundit mbi orarin e sallës së gjyqit.

  • E hënë 16 Tetor, 2023 09:45

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdimi i dëshmisë së dëshmitarit të 30-të të ZPS-së

    Dëshmitari i 30-të i ZPS-së, W04769, ka vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Rexhep Selimit. Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të bëhet në seancë private.

  • E premte 13 Tetor, 2023 09:30

    Apeli në çështjen Mustafa: Urdhri i Panelit lidhur me seancën e apelit më 26/27 tetor

    Më 12 tetor, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Mustafa lëshoi urdhrin për përgatitjen e seancës së apelit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 tetor. Për të siguruar efikasitetin e kohës së shfrytëzuar në seancë, Paneli ftoi palët që të adresojnë një numër çështjesh specifike gjatë parashtrimeve të tyre gojore. Palëve iu kujtua gjithashtu që të fokusojnë parashtresat e tyre në arsyet e apelimit dhe se në seancën e apelit nuk mund të paraqiten argumente të reja mbi themelësinë e çështjes.

    Çështjet specifike që do të trajtohen dhe detajet e tjera mund të shihen në urdhrin e Panelit.