-
E premte 13 Tetor, 2023 09:30
Share this page
Apeli në çështjen Mustafa: Urdhri i Panelit lidhur me seancën e apelit më 26/27 tetor
Më 12 tetor, Paneli i Gjykatës së Apelit në çështjen Mustafa lëshoi urdhrin për përgatitjen e seancës së apelit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 tetor. Për të siguruar efikasitetin e kohës së shfrytëzuar në seancë, Paneli ftoi palët që të adresojnë një numër çështjesh specifike gjatë parashtrimeve të tyre gojore. Palëve iu kujtua gjithashtu që të fokusojnë parashtresat e tyre në arsyet e apelimit dhe se në seancën e apelit nuk mund të paraqiten argumente të reja mbi themelësinë e çështjes.
Çështjet specifike që do të trajtohen dhe detajet e tjera mund të shihen në urdhrin e Panelit.
-
E enjte 12 Tetor, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 12 tetor 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 12 Tetor, 2023 12:00
Share this page
Konferenca për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtjari
Ju lutemi vini re se Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Januzi dhe Bahtjari, e cila do të mbahet sot në orën 14:00, do të bëhet me një vonesë prej 45 minutash. Klikoni këtu për të përcjellur transmetimin në shqip.
-
E enjte 12 Tetor, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: përfundon gjykimi për këtë javë/rinis më 16 tetor
Kjo ishte seanca e fundit e kësaj jave ndërsa gjykimi do të rinis të hënën, më 16 tetor, në orën 09:00.
-
E enjte 12 Tetor, 2023 09:45
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: vazhdon dëshmia e dëshmitarit W04769
Dëshmitari i ZPS-së, W04769, ka vazhduar dëshminë e tij këtë mëngjes në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve. Ai tani është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja e Kadri Veselit. Pjesa më e madhe e dëshmisë së këtij dëshmitari pritet të bëhet në seancë private, sikurse ditën e djeshme kur u mor në pyetje nga ZPS-ja.
-
E mërkurë 11 Tetor, 2023 18:30
Share this page
Informimi javor për median më 12 tetor
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 12 tetor, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 11 Tetor, 2023 16:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon gjykimi për ditën e sotme/seanca e nesërme do të jetë më e shkurtër
Ka përfunduar seanca e sotme në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Gjykimi do të rinis nesër, më 12 tetor në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 13:00.
-
E mërkurë 11 Tetor, 2023 11:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së
Dëshmia e dëshmitarit të 30-të të ZPS-së në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve sapo ka filluar. Ky është dëshmitar i mbrojtur i cili po dëshmon me pseudonimin W04769. Sipas përmbledhjes së lexuar në gjykatë, dëshmitari është ish-pjesëtar i UÇK-së, dëshmia e të cilit, ndër të tjera, ka të bëjë me strukturën komanduese të UÇK-së në Shqipëri dhe në zonën e Pashtrikut.
-
E mërkurë 11 Tetor, 2023 11:15
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve këtë mëngjes; përditësim
Në fillim të dëshmisë së tij këtë mëngjes, dëshmitari i 29-të i ZPS-së, W04577, kërkoi të konsultohej me mbrojtësin kujdestar, i cili iu drejtua gjykatës në seancë private. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues e informoi mbrojtësin kujdestar për mundësinë e sanksioneve në pajtim me rregullin 141(6) të Rregullores dhe nenin 42(7) dhe (8) të Ligjit. Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e dëshmitarit për shtyrje dhe urdhëroi që dëshmia e dëshmitarit W04577 të vazhdojë të hënën, më 16 tetor. Seanca e sotme do të vazhdojë me dëshminë e një dëshmitari tjetër të ZPS-së.
-
E martë 10 Tetor, 2023 16:30
Share this page
Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: shtyhet gjykimi pas seancës private
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nebojsha Radosheviq, ZPS-ja ka thirrur sot pasdite dëshmitarin e 29-të në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Ky është dëshmitari i mbrojtur W04577, dëshmia e të cilit kaloi në seancë private dhe më pas përfundoi për ditën e sotme. Gjykimi do të rinis nesër, më 11 tetor në orën 09:00, kur pritet të rinis dëshmia e të njëjtit dëshmitar.