-
E enjte 24 Gusht, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 24 gusht 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 24 Gusht, 2023 14:30
Share this page
Informimi për shtyp i DHSK-së: shtyhet fillimi i informimit
Ju lutemi keni parasysh se informimi për shtyp i DHSK-së sot do të fillojë në ora 14:40.
-
E enjte 24 Gusht, 2023 13:30
Share this page
Gjykimi i Shalës: përfundon dita e parë e konferencës përgatitore të Mbrojtjes
Ka përfunduar seanca e sotme në çështjen Shala. Gjykimi vazhdon nesër në ora 14:30.
-
E enjte 24 Gusht, 2023 10:30
Share this page
Çështja Shala: Fillon Konferenca Përgatitore e Mbrojtjes/ Ndryshon orari për nesër
Gjatës seancës së sotme, qëllimi i së cilës është përgatitja e Mbrojtjes për paraqitjen e argumenteve, palët do të shqyrtojnë pikat e rendit të ditës, të caktuara nga Trupi Gjykues në seancën e fundit më 21 gusht, si hetimet e Mbrojtjes, dëshmitarët që do të thirren nga Mbrojtja, radha e tyre etj. Sa i përket seancës së nesërme, e cila do të fillojë në ora 14:30 (dhe jo në ora 09:30 siç ishte caktuar më parë), Trupi Gjykues ka në plan të lëshojë disa urdhra dhe udhëzime gojore.
-
E mërkurë 23 Gusht, 2023 15:30
Share this page
Informimi javor për median më 24 gusht
Informimi javor i radhës për median do të mbahet të enjten, më 24 gusht, në orën 14:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 21 Gusht, 2023 17:30
Share this page
Pushohet hetimi kundër Driton Lajçit
Më 18 gusht 2023, në bazë të rregullës 47 të Rregullores, ZPS-ja dorëzoi njoftim për pushimin e hetimit kundër Driton Lajçit. Sikurse shihet nga parashtrimet publike në këtë çështje, Driton Lajçi, ish-zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës u bë i dyshuar i ZPS-së në vitin 2019. Çështja e tij lidhej me hetime dhe/ose çështje gjyqësore që kishin të bënin me krime bazë të përfshira në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Më poshtë jepet kronologjia e zhvillimeve kryesore në këtë çështje, me lidhjet përkatëse për parashtrimet e protokolluara, si edhe aspektet e shqyrtuara prej Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) dhe Avokatit të Popullit të DHSK-së:
2019: Driton Lajçi u bë i dyshuar dhe u thirr në atë cilësi për t’u marrë në pyetje nga ZPS-ja.
Lajçi parashtroi kërkesë referuese në DHSGJK ku paraqiti pretendime për shkelje të të drejtave të tij gjatë procedurës së marrjes në pyetje nga ZPS-ja
2020: DHSGJK-ja e deklaroi të papranueshme kërkesën referuese meqenëse kundër tij ende nuk ishte ngritur akuzë penale dhe, rrjedhimisht, kërkesa referuese u konstatua e parakohshme.
2021: Gjykatësi i Vetëm hodhi poshtë kërkesën e parë të Lajçit për një urdhër drejtuar ZPS-së për pushimin e hetimit kundër tij. Më pas, Gjykata e Apelit rrëzoi apelin e Lajçit kundër këtij vendimi dhe u pajtua me konstatimin e Gjykatësit të Vetëm se periudha e hetimit nuk binte në kundërshtim me kriterin e “periudhës së arsyeshme” sipas rregullës 47 të Rregullores;
Lajçi i parashtroi Avokatit të Popullit të DHSK-së ankesë ku pretendonte, ndër të tjera, se procedurat e ZPS-së dhe trajtimi i tij në përgjithësi kishin cenuar të drejtën themelore të tij për gjykim të drejtë. Avokati i Popullit i DHSK-së konkludoi se nuk kishte kompetencë për të shqyrtuar ankesën dhe e refuzoi atë mbi këtë bazë.
2022 - 2023: Gjykatësi i Vetëm hodhi poshtë kërkesën e dytë të Lajçit për urdhër drejtuar ZPS-së për pushimin e hetimit kundër tij. Lajçi parashtroi apel kundër këtij vendimi por Gjykata e Apelit e rrëzoi atë dhe përsëri u pajtua me konstatimin e Gjykatësit të Vetëm se periudha e hetimit nuk binte në kundërshtim me kriterin e “periudhës së arsyeshme” sipas rregullës 47 të Rregullores.
ZPS-ja parashtron njoftim se hetimi i saj kundër Lajçit ka përfunduar.
-
E hënë 21 Gusht, 2023 16:00
Share this page
Gjykimi i Shalës: konferenca përgatitore e Mbrojtjes mbahet më 24 Gusht
Në vendimin gojor sot, Trupi Gjykues në çështjen Shala vendosi të thërrasë konferencën përgatitore të Mbrojtjes për të enjten, 24 gusht, në ora 99:30. Trupi Gjykues gjithashtu përcaktoi një numër pikash në rendin e ditës të konferencës, në lidhje me të cilat Mbrojtja dhe palët e tjera janë urdhëruar të dorëzojnë parashtrime me shkrim deri më 23 gusht në ora 12:00. Seanca e sotme është mbyllur dhe seancat e caktuara më parë për 22 dhe 23 gusht janë anuluar.
-
E hënë 21 Gusht, 2023 15:00
Share this page
Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot (2)
Pas përmbylljes së dëshmisë së dëshmitarëve ekspertë të thirrur nga Mbrojtësi i Viktimave, gjykimi kundër Shalës do të jetë në pushim deri në ora 14:40 (ose deri në ora 15:25 në transmetimin me vonesë).
-
E hënë 21 Gusht, 2023 13:30
Share this page
Gjykimi i Shalës: orari i modifikuar i gjykatës për sot
Pas këtij pushimi (deri në ora 13:00 në transmetimin e drejtpërdrejt ose 13:45 në transmetimin me vonesë), gjykimi kundër Shalës duhet të vazhdojë edhe me një seancë të plotë (1,5 orë). Pastaj, do të ketë edhe një pushim prej 30 minutash, pas së cilit pritet që gjykimi të vazhdojë deri në ora 16:00 (16:45 transmetimi me vonesë).
-
E hënë 21 Gusht, 2023 10:30
Share this page
Gjykimi i Shalës: fillon paraqitja e provave nga Mbrojtësi i Viktimave
Dy dëshmitarë ekspertë janë thirrur nga Mbrojtësi i Viktimave në gjykimin e Shalës. Psikologu Karin Dune-Prinsen dhe psikiatri dr Çajenn Lozano Parra nga Instituti Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerësim Mjekësor (Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek) janë duke dëshmuar për dëmin fizik dhe psikik që ka pësuar njëra nga viktimat pjesëmarrëse në këtë çështje. Ata janë duke dëshmuar pa masa mbrojtëse, por pjesë të dëshmisë së tyre mund të zhvillohet në seancë private.