• E enjte 28 Nëntor, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dita e katërt e dëshmisë së dëshmitarit Qadraku

    Pas pyetjeve të djeshme nga Trupi Gjykues, dëshmitari Halil Qadraku rifillon dhënien e dëshmisë sot në mëngjes me pyetje të tjera nga palët.

  • E mërkurë 27 Nëntor, 2024 16:45

    Informimi javor i DHSK-së për shtypin të premten, 29 nëntor

    Informimi javor për shtypin do të mbahet të premten, 29 nëntor në orën 14:30. Inkurajohen të marrin pjesë gazetarët që kanë pyetje në lidhje me Urdhrin për Zhdëmtim që do të shqiptohet më herët atë ditë.

  • E mërkurë 27 Nëntor, 2024 11:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: pushimi i parë do të zgjasë më shumë se sa u paralajmërua

    Ju informojmë se pushimi aktual (që filloi në orën 09:40 në transmetim të drejtpërdrejt ose në orën 10:25 në transmetim në faqen e internetit) do të zgjasë më shumë se sa u paralajmërua. Gjykimi pritet të vazhdojë në 10:40 (ose në 11:25 në transmetim në faqen e internetit).

  • E mërkurë 27 Nëntor, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët. Dita e tretë e dëshmisë së dëshmitarit Qadraku

    Dëshmitari Halil Qadraku rifillon dhënien e dëshmisë sot në mëngjes. Pas pyetjeve nga ZPS-ja dhe tre ekipe të Mbrojtjes, ZPS-ja po i bën pyetje shtetsë dëshmitarit.

  • E martë 26 Nëntor, 2024 09:45

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari Qadraku vazhdon dëshminë e tij

    Sot në mëngjes, ZPS-ja ka rinisur marrjen në pyetje të dëshmitarit të saj të 107-të në gjykatë, Halil Qadraku.

  • E hënë 25 Nëntor, 2024 10:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e ri (i 107-i deri më sot)

    Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dëshmisë sot paradite. Sipas përmbledhjes që dha Prokuroria në sallë të gjyqit, dëshmitari iu bashkua UÇK-së afërsisht në mars 1998 dhe kishte role të ndryshme në vende të ndryshme, përshirë në zonën operative të Pashtrikut.

    Në bazë të rregullës 151(2), Trupi Gjykues njoftoi në sallë të gjyqit se ai vendosi ta detyronte dëshmitarin të jepte dëshmi për shkak të, ndër të tjera, rëndësisë dhe dëshmisë unike, dhe për shkak se mundësia për vetinkriminim ishte e kufizuar. Sipas rregullës së njëjtë, pararafit 3, Trupi Gjykues e siguroi dëshmitarin se dëshmia do të jepet  in camera, përveç nëse dëshmitari kërkon ndryshe, dhe nuk do të përdoret kundër tij në asnjë procedim penal të mëvonshëm para DHSK-së, përveç në bazë të nenit 15 (2) të Ligjit dhe rregullës 65 të Rregullores.

    Pas konsultimit me mbrojtësin kujdestar të tij, dëshmitari bëri të ditur se dëshiron që dëshmia të kryhet në seancë të hapur.

     

     

  • E premte 22 Nëntor, 2024 17:30

    Urdhri për Zhdëmtim më 29 nëntor: refuzohet kërkesa e P. Shalës për mosparaqitje ose për shtyrjen e seancës

    Më 22 nëntor, Trupi Gjykues I refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në seancën e shpalljes së Urdhrit për Zhdëmtim më 29 nëntor ose shtyrjen e datës së seancës. Trupi Gjykues konstatoi se prania e të akuzuarit në këtë seancë është e përligjur sipas Ligjit dhe Rregullores. Trupi Gjykues konstatoi se argumenti i Mbrojtjes, duke cituar vizitat e planifikuara të Shalës si rrethana të jashtëzakonshme, nuk e arsyeton mosparaqitjen e tij apo shtyrjen e seancës. Megjithatë, bazuar në kohëzgjatjen e shkurtër të parashikuar të seancës gjyqësore, Trupi Gjykues udhëzoi Zyrën Administrative që të lehtësojë organizimin e vizitave të Shalës në atë ditë për aq sa është e mundshme.

    Më shumë hollësi mund të lexohen në vendim.

  • E enjte 21 Nëntor, 2024 12:30

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për këtë javë/rinis më 25 nëntor

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 106-të të ZPS-së, W04393, gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë të hënën, 25 nëntor 2024, në orën 09:00.

  • E enjte 21 Nëntor, 2024 10:00

    Gjykimi Thaçi dhe të tjerët : dëshmitari i ri i ZPS-së fillon dhënien e dëshmisë (i 106-ti deri më tani)

    Dëshmitari i mbrojtur W04393 ka filluar dëshminë këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së ZPS-së në gjykatë, ky dëshmitar ishte rrëmbyer në vitin 1998 nga individë të cilët mbanin shenja të UÇK-së dhe më pas ishte ndaluar dhe keqtrajtuar në një qendër ndalimi të UÇK-së. Kjo dëshmi po bëhet përmes video-lidhjes.