• E premte 2 Qershor, 2023 10:15

    Gjykimi i Shalës: dëshmitari i shtatë i ZPS-së vazhdon dëshminë

    Dëshmitari i mbrojtur i ZPS-së TW4-01 vazhdon dëshminë e tij në gjykimin e Shalës. Ai është duke u marrë në pyetje nga Mbrojtja.

  • E enjte 1 Qershor, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 1 qershor 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 31 May, 2023 17:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 1 qershor

    Të enjten, më 1 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail)(link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 31 May, 2023 17:15

    Gjykimi i Shalës: nesër nuk ka seancë, gjykimi rinis të premten

    Seanca e sotme në çështjen Shala ka përfunduar. Gjykimi do të rinis të premten, më 2 qershor, ndërsa seanca e caktuar për nesër (më 1 qershor) anulohet.

  • E mërkurë 31 May, 2023 16:15

    Sot, gjykimi ndaj Shalës do të zgjasë më shumë se sa ishte planifikuar

    Seanca e sotme në çështjen Shala do të vazhdojë më shumë se sa ishte planifikuar – deri në orën 16:30  (transmetimi i drejtpërdrejt) ose 17:15 (transmetimi me vonesë).

  • E martë 30 May, 2023 11:00

    Gjykimi i Shalës: dëshmon dëshmitari i ri i ZPS-së

    Një tjetër dëshmitar i mbrojtur ka nisur dëshminë në gjykimin e Shalës. Dëshmitari me pseudonimin TW4-01 është dëshmitari i shtatë i ZPS-së. Trupi gjykues njoftoi se, për shkak të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit dhe mirëqenies së tij, është paraparë që dëshmia e këtij dëshmitari të jepet në pjesën më të madhe në seancë private. Gjithashtu, trupi gjykues theksoi se pas përfundimit të dëshmisë së këtij dëshmitari, transkripti i dëshmisë së tij do të rishikohet në kohën e duhur dhe do të bëhet publik sa më shumë që të jetë e mundur.

  • E hënë 29 May, 2023 16:45

    Hashim Thaçi: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Thaçi, për t'a takuar familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • E enjte 25 May, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 25 maj 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube