-
E enjte 23 Mars, 2023 16:00
Share this page
Çështja Mustafa: Trupi Gjykues I cakton datën e shqiptimit të urdhrit për dëmshpërblim
Sot, Trupi Gjykues I caktoi datën 6 prill për të shqiptuar urdhrin për dëmshpërblim në çështjen gjyqësore kundër Salih Mustafës. Urdhrin e caktimit mund ta gjeni këtu.
-
E enjte 23 Mars, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 23 mars 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 22 Mars, 2023 16:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 23 mars
Të enjten, më 23 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 20 Mars, 2023 13:00
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: përfundon konferenca për ecurinë e çështjes
Konferenca e sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët ka përfunduar. Deklaratat hyrëse do të nisin më 3 prill në ora 09:00.
-
E enjte 16 Mars, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 16 mars 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 16 Mars, 2023 10:30
Share this page
Gjykatësi i vetëm i lejon Hysni Gucatit vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, dje, gjykatësi i vetëm ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Hysni Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.
-
E mërkurë 15 Mars, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 16 mars
Të enjten, më 16 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 14 Mars, 2023 12:30
Share this page
Dosja paraprake e Kadri Veselit është në dispozicion
Kadri Veseli dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes paraprake të tij në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Gjendet këtu.
-
E premte 10 Mars, 2023 16:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: 3 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor
Trupi Gjykues II nxori vendimin e gjashtë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Tre parashtrues të tjerë kërkesash u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor, të cilët do t’i shtohen grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 137 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga i njëjti mbrojtës viktimash. Në vendimin më të fundit u refuzuan shtatë kërkesa. Bashkë me këta, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 140. Më shumë detaje në vendim.
-
E enjte 9 Mars, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 9 mars 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube