-
E mërkurë 8 Mars, 2023 17:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 9 mars
Të enjten, më 9 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 8 Mars, 2023 11:45
Share this page
Çështja Shala: zgjatet afati i aplikimit për viktimat deri në mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja
Në vendimin e vet më të fundit për të drejtat procedurale të viktimave gjatë gjykimit, të bërë publik më 6 mars 2023, Trupi Gjykues në çështjen Shala, mes tjerash, vendosi që të zgjasë afatin për dorëzimin e kërkesave të viktimave për pjesëmarrje në procedura deri në mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja. Trupi Gjykues e konsideroi një vendim të tillë të përshtatshëm, në pajtim me Rregullën 9(5) të Rregullores, për shkak të rrethanave të çështjes dhe situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Siç shihet në faqen e çështjes gjyqësore, aktualisht numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje është 8.
-
E enjte 2 Mars, 2023 14:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 2 mars 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 1 Mars, 2023 15:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 2 mars
Të enjten, më 2 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 28 Shkurt, 2023 15:30
Share this page
Dorëzohet aktakuza më pak e redaktuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët
Më 27 shkurt 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar e dorëzoi një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Versioni më i fundit i aktakuzës është në dispozicion në anglisht. Më shumë informacion në lidhje me këtë çështje përfshirë historikun e aktakuzës, mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.
-
E premte 24 Shkurt, 2023 16:00
Share this page
Gjykimi i Shalës: Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave
Trupi gjykues I, në vendimin e tij mbi kryerjen e procedurave në gjykimin ndaj Shalës, ndër të tjera, i ka caktuar ZPS-së 53,5 orë për të paraqitur provat e saj. ZPS-ja do të thërrasë 19 dëshmitarë. Mbrojtjes dhe ZPS-së do t’u caktohet përqindja e njëjtë e kohës për të marrë në pyetje një dëshmitar të ZPS-së. Mbrojtësit të viktimave do t’i caktohet 25 për qind e kohës faktike të përdorur nga ZPS-ja. Gjithashtu, Trupi Gjykues caktoi seancat shtesë më 19 maj dhe më 16 qershor dhe e anuloi seancën e 30 qershorit. Më shumë detaje në urdhrin aktual.
-
E enjte 23 Shkurt, 2023 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 23 shkurt 2023: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E mërkurë 22 Shkurt, 2023 17:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 23 shkurt
Të enjten, më 23 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 22 Shkurt, 2023 12:15
Share this page
Gjykimi ndaj Shalës: Përfundojnë deklaratat hyrëse/gjykimi do të rifillojë më 27 mars
Mbrojtja e Shalës e ka përfunduar deklaratën e vet hyrëse, ndjekur nga deklarata pa betim e të akuzuarit, në bazë të Rregullës 142 (1) të Rregullores. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të rifillojë më 27 mars, në orën 09:30, me nisjen e paraqitjes së provave.
-
E mërkurë 22 Shkurt, 2023 10:15
Share this page
Mbrojtja e Shalës fillon deklaratën e vet hyrëse
Mbrojtja e Pjetër Shalës ka filluar deklaratën e vet hyrëse në gjykimin kundër Pjetër Shalës.