• E martë 21 Shkurt, 2023 14:30

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: 84 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor

    Trupi Gjykues II nxori vendimin e pestë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Tetëdhjetë e katër parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte 53 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë i viktimave. Kjo e çon numrin total të viktimave pjesëmarrëse në 137 në këtë çështje. Tetëdhjetë e gjashtë kërkesa u refuzuan në vendimin më të fundit. Më shumë detaje në vendim.

  • E martë 21 Shkurt, 2023 13:45

    Gjykimi ndaj Shalës: Përfundon dita e parë e gjykimit

    Përfaqësuesja e viktimave e ka përfunduar deklaratën e vet hyrëse në gjykimin ndaj Shalës. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të rifillojë nesër (më 22 shkurt) në orën 09:30 me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes.

  • E martë 21 Shkurt, 2023 12:30

    Gjykimi ndaj Shalës: Përfaqësuesja e viktimave fillon deklaratën e vet hyrëse

    Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar deklaratën e vet hyrëse. Përfaqësuesja e viktimave është duke paraqitur deklaratën e vet hyrëse në gjykimin ndaj Shalës.

  • E enjte 16 Shkurt, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 16 shkurt 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 16 Shkurt, 2023 11:00

    Përfundon Konferenca para Apelit në çështjen Mustafa

    Ju informojmë se ka përfunduar seanca në çështjen e apelit të Salih Mustafës, e mbajtur këtë mëngjes para Gjykatëses Pikar.

  • E enjte 16 Shkurt, 2023 09:45

    Çështja e apelit të Mustafës: Trupi Gjykues saktëson modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave

    Më 15 shkurt, Gjykata e Apelit refuzoi mocionin e Mbrojtjen në të cilin kërkohej përjashtimi i Mbrojtësit të Viktimave nga pjesëmarrja në konferencën para apelit më 16 shkurt dhe në procedurat apeluese në çështjen Mustafa në përgjithësi. Duke konstatuar se ekziston baza ligjore për pjesëmarrjen e viktimave, përmes Mbrojtësit të Viktimave, në këto procedura apeluese, Trupi Gjykues miratoi modalitetet për pjesëmarrjen e viktimave në këtë çështje, të cilat janë përcaktuar në këtë vendim

  • E mërkurë 15 Shkurt, 2023 17:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 16 shkurt

    Të enjten, më 16 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 15 Shkurt, 2023 16:45

    Thaçi dhe të tjerët: Përfundon Konferenca e ZPS-së/konferenca për ecurinë e çështjes më 20 mars

    Përfundoi sot konferenca përgatitore në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Përveç shtyrjes së datës së fillimit të gjykimit nga 1 mars në 3 prill, Trupi Gjykues gjithashtu urdhëroi që deklaratat hyrëse të vazhdojnë më 4 dhe 5 prill, duke vijuar me seancën e provave më 11 prill 2023 (të gjitha seancat do të fillojnë në ora 09:00). Data e planifikuar për mbylljen e paraqitjes së provave nga ZPS-ja është caktuar për 1 prill 2025. Trupi Gjykues gjithashtu planifikoi një konferencë për ecurinë e çështjes për 20 mars në ora 09:00.

  • E mërkurë 15 Shkurt, 2023 15:15

    Thaçi dhe të tjerët: Fillimi i gjykimit u shty deri më 3 prill

    Gjatë konferencës përgatitore të ZPS-së sot në çështjen Thaçi dhe të tjerët, e cila ende vazhdon, Trupi Gjykues miratoi mocionin gojor të Mbrojtjes dhe urdhëroi që gjykimi në këtë çështje fillon më 3 prill me deklaratat hyrëse, dhe jo më 1 mars, siç është njoftuar më herët.