• E enjte 2 Shkurt, 2023 12:30

    Çështja Gucati dhe Haradinaj: Shpallja e aktgjykimit të apelit do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i shpalljes së aktgjykimit të apelit në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, e planifikuar për sot në orën 14:00, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin në shqip.

    Image
  • E mërkurë 1 Shkurt, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 2 shkurt

    Pas shpalljes së aktgjykimit të apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj, nesër (e enjte, 2 shkurt), zëdhënësit e DHSK-së do të mbajnë një konferencë për media në orën 16:30. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E premte 27 Janar, 2023 08:45

    Gjykimi kundër Shalës fillon më 21 shkurt

    Më 26 janar, Trupi Gjykues I vendosi që gjykimi kundër Pjetër Shalës të fillojë të martën, më 21 shkurt 2023, në orën 09:30. Deklaratat hyrëse të ZPS-së, Mbrojtësit të Viktimave dhe Mbrojtjes, për të cilat secilës palë do t'i caktohen nga 2 orë, do të mbahen në të njëjtën datë dhe më 22 shkurt, ndërsa paraqitja aktuale e provave do të fillojë më 27 mars 2023. Më shumë detaje, duke përfshirë informacionin për oraret e seancave në periudhën e parë, mund të shihen në vendimin aktual.

    Image
  • E enjte 26 Janar, 2023 16:30

    Thaçi dhe të tjerët: përcaktohet rendi i ditës për konferencën e ZPS-së

    Më 26 janar, Trupi Gjykues II përcaktoi rendin e ditës për konferencën e Prokurorit të Specializuar në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, e planifikuar të mbahet më 15 shkurt në orën 09:30. Parashtrimi që specifikon të gjitha çështjet mbi rendin e ditës ndodhet këtu.

  • E enjte 26 Janar, 2023 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 26 janar 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 25 Janar, 2023 15:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 26 janar

    Të enjten, më 26 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 25 Janar, 2023 14:30

    Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Trupi Gjykues vendos lidhur me kryerjen e procedurave

    Më 25 janar, Trupi Gjykues II nxori ​​udhëzimet e tij lidhur me paraqitjen e provave dhe kryerjen e procedurave në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, i cili është paraparë të nis më 1 mars 2023. Vendimi, me udhëzimet për praninë në gjykatë, urdhrin për marrjen në pyetje dhe/ose caktimin e radhës së paraqitjes së dëshmitarëve, pjesëmarrjen e viktimave dhe çështje të tjera, është i disponueshëm këtu.

  • E enjte 19 Janar, 2023 15:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 19 janar 2023: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 19 Janar, 2023 14:00

    Thaҫi dhe të tjerët: Ndryshon data e Konferencës përgatitore e Prokurorit të Specializuar dhe caktohet 15 shkurti

    Sot, më 19 janar, Trupi Gjykues II, pas konsultimeve të mëtejshme me palët dhe pjesëmarrësit, ndryshoi urdhrin e tij të mëparshëm (gojor) dhe caktoi Konferencën përgatitore të Prokurorit të Specializuar në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët, më 15 shkurt 2023, në orën 09:30. Këtu mund ta gjeni urdhrin.