-
E premte 16 Dhjetor, 2022 12:15
Share this page
Videoincizimi i aktgjykimit të Mustafës në dispozicion në Youtube
Videoincizimi i aktgjykimit në çështjen Mustafa tani është në dispozicion në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.
-
E premte 16 Dhjetor, 2022 11:00
Share this page
Aktgjykimi i Trupit Gjykues në çështjen Mustafa
Sot më 16 dhjetor 2022, Trupi Gjykues I shqiptoi aktgjykimin në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Salih Mustafës. Trupi Gjykues e shpalli z. Mustafa fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Më shumë hollësi në Komunikatën për shtyp.
-
E premte 16 Dhjetor, 2022 08:00
Share this page
Çështja Mustafa: Shpallja e aktgjykimit do të transmetohet me vonesë
Transmetimi i shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës, i planifikuar për sot paradite në orën 09:00, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.
-
E enjte 15 Dhjetor, 2022 21:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: dosja e çështjes i kalohet trupit gjykues/Konferenca për ecurinë e çështjes më 16 dhjetor
Pas kalimit të dosjes së çështjes nga gjykatësi i procedurës paraprake, Trupi Gjykues II caktoi një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, më 16 dhjetor, në orën 10:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E enjte 15 Dhjetor, 2022 13:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 16 dhjetor
Të premten, më 16 dhjetor në orën 11:00, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të premten, më 16 dhjetor 2022, në ora 09:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E enjte 15 Dhjetor, 2022 09:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: 21 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor
Gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e katërt mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Njëzet e një parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte tridhjetë e dy viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë e viktimave. Njëzetë kërkesa u refuzuan. Më shumë detaje mund të lexohen në vendim.
-
E enjte 8 Dhjetor, 2022 14:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 8 dhjetor 2022: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube
-
E enjte 8 Dhjetor, 2022 08:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 8 dhjetor
Të enjten, më 8 dhjetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 6 Dhjetor, 2022 16:45
Share this page
Çështja gjyqësore Mustafa: Aktgjykimi më 16 dhjetor
Sot, më 6 dhjetor 2022, Trupi Gjykues I caktoi shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Salih Mustafës më 16 dhjetor 2022 në orën 09:00. Këtu mund ta gjeni urdhrin për caktimin e datës.
-
E premte 2 Dhjetor, 2022 14:00
Share this page
Përfundon seanca e apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj/aktgjykimi në kohën e duhur
Në përgjigjen e sotme Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi që të hidhen poshtë apelet e të dy ekipeve të Mbrojtjes dhe të konfirmohen dënimet e shqiptuara ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Më pas u përgjigjën ekipet e Mbrojtjes, pasuar nga deklarimi personal i Gucatit dhe Haradinajt. Seanca e apelit në këtë çështje ka përfunduar. Paneli i Gjykatës së Apelit do të shpallë aktgjykimin përkatës në kohën e duhur.