• E premte 2 Dhjetor, 2022 10:15

    Gucati dhe Haradinaj: dita e dytë e seancës së apelit

    Gjatë ditës së dytë të seancës së apelit, Zyra e Prokurorit të Specializuar do t'i përgjigjet parashtrimeve të Mbrojtjes, pasuar nga përgjigjet e të dy ekipeve të Mbrojtjes. Seanca e sotme pritet të përfundojë me deklaratën përfundimtare të gjykatësit kryesues paraprirë nga një deklarim personal (fakultativ) nga të dy apeluesit.

  • E enjte 1 Dhjetor, 2022 18:00

    Gucati dhe Haradinaj: Mbrojtja përfundon parashtrimet e veta

    Gjatë parashtrimeve të sotme Mbrojtja e Gucatit dhe e Haradinajt theksuan edhe një herë arsyet e tyre të apelit kundër aktgjykimit duke kërkuar që i njëjti të hidhet poshtë dhe të zëvendësohet me një vendim të pafajësisë. Në rast të shpalljes fajtorë, të dy ekipet e Mbrojtjes kërkojnë uljen e dënimeve të tyre. Seanca e apelit do të vazhdojë nesër në orën 09:30.

  • E enjte 1 Dhjetor, 2022 15:15

    Informimi javor i DHSK-së për median më 1 dhjetor 2022: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E enjte 1 Dhjetor, 2022 14:15

    Gucati dhe Haradinaj: fillon seanca e apelit

    Seanca e apelit në çështjen Gucati dhe Haradinaj është caktuar të mbahet sot dhe nesër, më 1 dhe 2 dhjetor. Sipas orarit të seancës së sotme, Mbrojtja e Gucatit do t'i bëjë parashtrimet e veta pas deklaratës hyrëse të gjykatësit kryesues të panelit të Gjykatës së Apelit, pasuar nga parashtrimet e Mbrojtjes së Haradinajt.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E mërkurë 30 Nëntor, 2022 17:15

    Dosja e çështjes Thaçi dhe të tjerët do të kalohet më 15 dhjetor/Caktohet trupi gjykues

    Sot, më 30 nëntor, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të jetë gati për t’ia kaluar trupit gjykues më 15 dhjetor 2022. Rrjedhimisht, sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës caktoi trupin gjykues II në këtë çështje, në përbërje nga gjykatësit, Çarls Smith III, Kristof Barte, Genël Metro dhe Fergal Gejnor (gjykatës rezervë).

  • E mërkurë 30 Nëntor, 2022 17:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 1 dhjetor

    Të enjten, më 1 dhjetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E enjte 24 Nëntor, 2022 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 24 nëntor 2022: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 23 Nëntor, 2022 17:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 24 nëntor

    Të enjten, më 24 nëntor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E enjte 17 Nëntor, 2022 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 17 nëntor 2022: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Angela Griep, zëdhënëse e DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

  • E mërkurë 16 Nëntor, 2022 15:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 17 nëntor

    Të enjten, më 17 nëntor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image