• E enjte 6 Tetor, 2022 14:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 6 tetor 2022: transkripti

    Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.

    Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së

    Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube

     

  • E mërkurë 5 Tetor, 2022 16:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 6 tetor

    Të enjten, më 6 tetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E hënë 3 Tetor, 2022 09:00

    Çështja Shala: Konferencë përgatitore për gjykimin më 18-20 tetor

    Trupi Gjykues në çështjen Shala vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, në seancë të hapur, nga data 18 deri më 20 tetor 2022 në prani të ZPS-së, Mbrojtjes, mbrojtësit të viktimave dhe Zyrës Administrative (Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve-ZMMD) dhe më 21 tetor si ditë rezervë. Trupi Gjykues gjithashtu vendosi që në të njëjtat data të caktojë një Konferencë tjetër përgatitore për gjykimin, e cila do të mbahet ex-parte dhe në seancë të mbyllur, sapo të përfundojnë seancat e hapura. Kjo konferencë përgatitore për gjykimin do të mbahet në prani të ZPS-së, ZMMD-së dhe një përfaqësuesi të Zyrës Administrative. Më shumë detaje në vendimin aktual ndërsa oraret e sakta të seancave mund të shihen në Kalendarin tonë.

     

  • E premte 30 Shtator, 2022 19:15

    ZPS-ja dorëzon aktakuzën e ndryshuar në çështjen Thaçi dhe të tjerët

    Bazuar në vendimet e Gjykatësit të Procedurës Paraprake më 22 korrik 2022 dhe më 29 shtator 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar sot, më 30 shtator, dorëzoi aktakuzën  e konfirmuar të ndryshuar në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës më të fundit është në dispozicion këtu. Më shumë informacion në lidhje me këtë çështje përfshirë historikun e aktakuzës, mund të gjeni në faqen e internetit të dedikuar për çështjen gjyqësore.

  • E premte 30 Shtator, 2022 10:00

    Çështja Thaçi dhe të tjerët: sot dorëzohet aktakuza e re

    Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët, dje, më 29 shtator, miratoi kërkesën e Prokurorit të Specializuar për tërheqjen e pretendimeve për krime në komunën e Ferizajt. Duke kujtuar se ZPS-ja ishte urdhëruar më parë që të ndryshojë aktakuzën aktuale deri më 30 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në interes të efikasitetit, urdhëroi ZPS-në që të pasqyrojë këtë tërheqje të akuzave në aktakuzën e ndryshuar më tej, e cila ende mbetet për t'u dorëzuar brenda afatit të njëjtë (e premte, 30 shtator 2022). Këtu është vendimi i plotë.

  • E mërkurë 28 Shtator, 2022 16:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 29 shtator

    Të enjten, më 29 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 21 Shtator, 2022 16:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 22 shtator

    Të enjten, më 22 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E martë 20 Shtator, 2022 11:00

    Gjashtë viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në procesin gjyqësor në çështjen Shala

    Më 19 shtator 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju nxori vendimin e tretë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen kundër Pjetër Shalës. Gjashtë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte 2 viktima pjesëmarrëse) dhe do të  përfaqësohen nga përfaqësuesi i njëjtë  i viktimave.

  • E premte 16 Shtator, 2022 15:30

    Paneli i Apelit i lejon Hysni Gucatit vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për arsye humanitare bindëse, Paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Hysni Gucati për të takuar familjen e ngushtë. Hysni Gucati mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.