-
E enjte 15 Shtator, 2022 17:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: përfundojnë deklaratat përmbyllëse/aktgjykimi në kohën e duhur
Gjatë deklaratës së sotme në lidhje me zhdëmtimet, Mbrojtësja e Viktimave në çështjen gjyqësore Mustafa kërkoi nga Trupi Gjykues që të urdhërojë të akuzuarin që t’u paguajë zhdëmtimin viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje, individualisht, si dhe konfiskimin e çdo prone që është përdorur për kryerjen e një vepre penale apo që është përfituar prej kryerjes së një vepre penale të vërtetuar. Deklaratat përmbyllëse për këtë çështje gjyqësore përfunduan, çka shënon dhe fundin e këtij gjykimi. Trupi Gjykues do të shpallë aktgjykimin përkatës në kohën e duhur. Seanca e planifikuar për nesër, 16 shtator, anulohet.
-
E enjte 15 Shtator, 2022 12:45
Share this page
Mbrojtja përfundon deklaratën përmbyllëse, kërkon vendimin e pafajësisë për Mustafën për të gjitha akuzat
Në deklaratën e sotme përmbyllëse Mbrojtja e Salih Mustafës kërkoi nga Trupi Gjykues vendimin e pafajësisë për Mustafën për të gjitha akuzat. Gjykimi është duke vazhduar me përgjigjet e ZPS-së dhe të Mbrojtëses së Viktimave.
-
E enjte 15 Shtator, 2022 12:15
Share this page
Dosja e çështjes Shala do t'i kalohet Trupit Gjykues më 21 shtator
Sot, më 15 shtator, Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren se dosja e çështjes kundër Pjetër Shalës do të jetë gati për t’ia kaluar Trupit Gjykues më 21 shtator 2022.
-
E enjte 15 Shtator, 2022 09:30
Share this page
Thaçi dhe të tjerë: Vendimi i Gjykatësit të Procedurës Paraprake në lidhje me nxjerrjen e materialeve
Më 26 gusht 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerë rrëzoi kërkesat e paraqitura nga ekipet e Mbrojtjes së Thaçit dhe të Krasniqit në lidhje me mospërmbushjen e pretenduar të detyrimeve për nxjerrjen e materialeve nga ZPS-ja. Gjykatësi Giju konstatoi se kërkesat e Mbrojtjes nuk përbëjnë mospërmbushje të detyrimeve të ZPS-së për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103 të Rregullores, por megjithatë e nxiti fuqimisht Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’u përmbahet detyrimeve për nxjerrjen e materialeve shfajësuese dhe t’i japë përparësi nxjerrjes së tyre mbi afatet dhe materialet e tjera me të cilat po punon paralelisht. Gjithashtu, ZPS-ja u urdhërua që, deri më 7 tetor, të dorëzojë një raport mbi nxjerrjen, ku të shpjegojë vështirësitë që ka hasur në përmbushjen e detyrimeve për nxjerrjen e materialeve sipas rregullës 103. Më shumë hollësi do të gjeni në versionin e redaktuar të vendimit, protokolluar më 13 shtator.
-
E mërkurë 14 Shtator, 2022 18:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 15 shtator
Të enjten, më 15 shtator në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 14 Shtator, 2022 18:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Mbrojtja vazhdon deklaratën e vet përmbyllëse nesër
Seanca e sotme në gjykimin ndaj Mustafës përfundoi. Mbrojtja e Salih Mustafës do të vazhdojë deklaratën e vet përmbyllëse nesër (më 15 shtator) në ora 09:30, pasuar nga komentet dhe përgjigjet e palëve, pyetjet e mundshme nga Trupi Gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtimet.
-
E mërkurë 14 Shtator, 2022 12:30
Share this page
Mbrojtja paraqet deklaratën përmbyllëse në gjykimin ndaj Mustafës
Mbrojtja e Salih Mustafës është duke paraqitur deklaratën e vet përmbyllëse.
-
E mërkurë 14 Shtator, 2022 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Mbrojtësja e Viktimave paraqet deklaratën përmbyllëse
Mbrojtësja e Viktimave, Ani Pues, është duke paraqitur deklaratën e vet përmbyllëse në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E martë 13 Shtator, 2022 16:15
Share this page
ZPS-ja përfundon deklaratën përmbyllëse, kërkon dënimin e Mustafës për të gjitha pikat e aktakuzës
Në deklaratën e sotme përmbyllëse, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkoi nga Trupi Gjykues që t’a shpallë Mustafën fajtor për secilin nga krimet për të cilat akuzohet dhe të shqiptojë një dënim unik prej 35 vitesh burgim. Gjykimi për ditën e sotme ka përfunduar. Mbrojtësja e Viktimave dhe Mbrojtja do të japin deklaratat e tyre nesër.
-
E martë 13 Shtator, 2022 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Palët fillojnë dhënien e deklaratave përmbyllëse
ZPS-ja është duke dhënë deklaratën përmbyllëse në gjykimin ndaj Mustafës. Mbrojtësja e Viktimave dhe Mbrojtja pritet që të paraqesin deklaratat e tyre përmbyllëse nesër (më 14 shtator), pasuar nga përgjigjet, pyetjet e mundshme nga Trupi Gjykues dhe deklaratat në lidhje me zhdëmtimet, më 15 shtator. Seanca e datës 16 shtator është caktuar si ditë rezervë dhe do të mbahet vetëm nëse është e nevojshme.