• E premte 19 Gusht, 2022 15:45

    Çështja gjyqësore Shala: datë e re paraprake për kalimin e dosjes për gjykim

    Në vendimin e tij të fundit, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen gjyqësore Shala ndryshoi  datën 31 gusht 2022, që e kishte parashikuar fillimisht për kalimin e dosjes për gjykim dhe caktoi 21 shtatorin 2022 si datë të re paraprake. Gjithashtu, Gjykatësi zgjati afatin për Mbrojtjen për të dorëzuar dosjen paraprake të saj nga 15 gushti në 5 shtator 2022. Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu.

  • E mërkurë 17 Gusht, 2022 23:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 18 gusht

    Të enjten, më 18 gusht në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E martë 16 Gusht, 2022 16:00

    Gucati&Haradinaj: Aktgykimi i disponueshëm në gjuhën shqipe

    Versioni i redaktuar publik i aktgjykimit në çështjen gjyqësore Gucati&Haradinaj, i shpallur më 18 maj 2022, tani është i disponueshën në gjuhën shqipe. Aktgjykimin, së bashku me të gjithë informacionin e përditësuar lidhur me këtë çështje gjyqësore, mund ta gjeni edhe në faqen e internetit të dedikuar për lëndën..

  • E martë 16 Gusht, 2022 09:15

    Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Veselit në lidhje me paraburgim

    Më 15 gusht 2022, Paneli i Gjykatës Supreme, i përbërë prej Gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Mihael Bolander, hodhën poshtë kërkesën e Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë në lidhje me vendimin e Panelit të Gjykatës së Apelit të datës 31 mars 2022, në të cilin konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake mbi vazhdimin e mbajtjes  së  z. Veselit në paraburgim.

  • E hënë 15 Gusht, 2022 15:15

    Viktima e dytë pranohet në proces gjyqësor në çështjen Shala

    Më 11 gusht 2022, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju nxori vendimin e dytë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen kundër Pjetër Shalës. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse dhe personi do përfshihet në grupin ekzistues të viktimave (Grupi 1 me një person tjetër të pranuar më parë) dhe përfaqësohet nga mbrojtësja e njëjtë  e viktimave.

  • E hënë 15 Gusht, 2022 14:30

    Çështja gjyqësore Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja do të dorëzojë aktakuzën e ndryshuar më tej

    Më 22 korrik, Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Thaçit që pretendon mangësi në aktakuzën e fundit kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore, e dorëzuar më 29 prill 2022. Gjykatësi Giju urdhëroi ZPS-në që, deri më 30 shtator 2022, të dorëzojë aktakuzën  e konfirmuar të ndryshuar më tej, me një numër informacionesh shtesë lidhur me akuzat aktuale. Hollësitë lidhur me shtesat mund t’i gjeni në vendimin aktual.

     

  • E hënë 15 Gusht, 2022 14:00

    Apelet e Shalës, Selimit dhe Krasniqit në lidhje me paraburgim hidhen poshtë

    Gjatë dhe pak para pushimit veror të Gjykatës, Gjykata e Apelit hodhi poshtë tri apele nga Mbrojtja kundër vendimeve mbi paraburgim: më 19 korrik në çështjen gjyqësore Shala dhe më 29 korrik dhe 2 gusht u hodhën poshtë apelet nga Selimi dhe Krasniqi (çështja Thaçi dhe të tjetët).

  • E premte 22 Korrik, 2022 17:00

    Pushimi veror i gjykatës zgjat deri më 12 gusht

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 25 korrik, dhe përfundon më 12 gusht. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi.

  • E mërkurë 13 Korrik, 2022 12:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 14 korrik

    Të enjten, më 14 korrik në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image