-
E mërkurë 13 Korrik, 2022 09:15
Share this page
-
E enjte 7 Korrik, 2022 12:15
Share this page
Pjetër Shala: vendimi mbi referimin lidhur me shkeljet e të drejtave themelore
Më 6 korrik 2022, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimin e saj mbi referimin e Pjetër Shalës lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tija themelore dhe kundërshtimin e juridiksionit të DHSK-së. Paneli konstatoi se referimi është i parakohshëm dhe për këtë arsye e shpalli të papranueshëm në bazë të nenit 113(7) të Kushtetutës, nenit 49(3) të Ligjit dhe rregullës 14(f) të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Panelit ndodhet këtu.
-
E enjte 7 Korrik, 2022 12:00
Share this page
Caktohet Paneli i Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Veselit lidhur me mbajtjen në paraburgim
Më 30 qershor 2022, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e dorëzuar nga Mbrojtja e Kadri Veselit më 29 qershor 2022, lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Mihael Bolander do të vendosin lidhur me këtë kërkesë. Këtu është vendimi i caktimit, i bërë publik më 6 korrik.
-
E mërkurë 6 Korrik, 2022 12:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 7 korrik
Të enjten, më 7 korrik në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 4 Korrik, 2022 15:30
Share this page
Gucati: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë
Për arsye humanitare bindëse, paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje të z. Gucati në Kosovë, më 3 korrik 2022, për të takuar familjen e ngushtë. Z. Gucati ishte në paraburgim të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK). EULEX dhe Policia e Kosovës e kanë mbështetur DHSK-në. Z. Gucati u kthye në Hagë më 3 korrik në mbrëmje dhe ka mbërritur në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Vendimin e panelit të Gjykatës së Apelit mund ta gjeni këtu.
-
E hënë 4 Korrik, 2022 11:30
Share this page
Gucati dhe Haradinaj, apeluesit duhet të ridorëzojnë njoftimet e tyre për apel
Më 1 korrik, paneli i Gjykatës së Apelit, ndër të tjera për shkak të mospërmbushjes së kritereve të Udhëzuesit përkatës të Punës, anuloi tërësisht njoftimin e apelit të Haradinajt dhe e urdhëroi atë ta ridorëzojë njoftimin brenda një jave nga data e marrjes së këtij vendimi. Lidhur me njoftimin e apelit të Gucatit, paneli anuloi vetëm pikën 18 dhe e urdhëroi atë të ridorëzojë njoftimin e tij të apelit brenda të njëjtit afat, në rast se ai dëshiron ta paraqesë përmbajtjen e asaj pike. Së fundi, paneli rikujtoi se dosjet e apelit duhet të dorëzohen brenda 19 gushtit 2022. Për më shumë detaje shihni vendimin.
-
E premte 1 Korrik, 2022 16:30
Share this page
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 13 korrik
Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 13 korrik në orën 13:30. Më shumë hollësi mund të lexoni në urdhrin për caktimin e datës.
-
E mërkurë 29 Qershor, 2022 15:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 30 qershor
Të enjten, më 30 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 22 Qershor, 2022 17:00
Share this page
Konferenca para apelit në çështjen Gucati & Haradinaj më 5 korrik
Më 22 qershor, Kryegjykatësja në panelin e Gjykatës së Apelit, Mishelë Pikar, në pajtim me rregullën 178 të Rregullores, caktoi datën 5 korrik 2022, në orën 14:00 për konferencën para apelit në çështjen Gucati & Haradinaj. Informacion më të hollësishëm mund të gjeni në urdhrin për caktimin e datës.
-
E mërkurë 22 Qershor, 2022 16:30
Share this page
Mustafa: përfundimi i paraqitjes së provave/deklaratat përmbyllëse në shtator
Më 20 qershor 2022, Trupi Gjykues I i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Mustafa, i urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 21 korrik dhe caktoi periudhën nga 13 deri më 15 shtator (dhe 16 shtatorin si ditë rezervë) për dhënien e deklaratave përmbyllëse. Këtu është teksti i plotë i urdhrit.