• E mërkurë 22 Qershor, 2022 16:00

    Gucati dhe Haradinaj: Dorëzohen njoftimet për apel/Caktohet Paneli i Gjykatës së Apelit

    Pas paraqitjes nga Gucati dhe Haradinaj të njoftimeve për apel kundër aktgjykimit të shqiptuar më 18 maj 2022, Kryetarja e DHSK-së Trendafilova, në pajtim me rregullën 172 të Rregullores, caktoi Panelin e Gjykatës së Apelit të përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen për të shqyrtuar dhe marrë vendim mbi apelet.

  • E mërkurë 22 Qershor, 2022 15:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 23 qershor

    Të enjten, më 23 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së. 

    Image
  • E mërkurë 15 Qershor, 2022 15:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 16 qershor

    Të enjten, më 16 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 14 Qershor, 2022 13:30

    Thaçi dhe të tjerët: vendimi mbi referimet lidhur me shkeljet e të drejtave themelore

    Më 13 qershor 2022, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti, lëshoi vendimet e saja mbi kërkesat e Thaçit, Veselit dhe Krasniqit, lidhur me shkeljet e pretenduara të të drejtave të tyre themelore dhe kundërshtimin, mes tjerash, të ligjshmërisë së akuzave për ndërmarrjen e përbashkët kriminale dhe të juridiksionit të DHSK-së. Paneli konstatoi se referimet janë të parakohshme dhe për këtë arsye i shpalli ato të papranueshme në bazë të nenit 113(7) të Kushtetutës, nenit 49(3) të Ligjit dhe rregullës 14(f) të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Dhomës për Veselin dhe Krasniqin ndodhet këtu, ndërsa vendimin për Thaçin mund ta lexoni këtu.

  • E mërkurë 8 Qershor, 2022 16:15

    Informimi javor i DHSK-së për median më 9 qershor

    Të enjten, më 9 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E enjte 2 Qershor, 2022 09:00

    Çështja Mustafa: caktohet një ekspert financiar lidhur me dëmet e viktimave

    Më 1 qershor 2022, Trupi Gjykues I miratoi kërkesën e avokatit të viktimave dhe caktoi z. Stefan Lerz nga Nederlands Rekencentrum Letselschade me mandat për të llogaritur dëmet materiale dhe humbjet ekonomike të viktimave të drejtpërdrejta të pretenduara në çështjen Mustafa. Z. Lerz do të dorëzojë raportin e tij deri më 23 qershor 2022. Më shumë detaje në vendim.

  • E mërkurë 1 Qershor, 2022 16:15

    Informimi javor i DHSK-së për median më 2 qershor

    Të enjten, më 2 qershor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 1 Qershor, 2022 16:00

    Gjykimi në çështjen Mustafa shtyhet deri në një njoftim të mëtejshëm

    Seanca e sotme në çështjen Mustafa përfundoi ndërsa seanca e planifikuar për nesër, më 2 qershor (si ditë rezervë) u anulua. Gjykimi u shtye deri në  një njoftim të mëtejshëm.

  • E mërkurë 1 Qershor, 2022 12:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: Kundërdëshmia e dëshmitarit të ZPS-së (në seancë private)

    Sipas urdhrit të Trupit Gjykues, të datës 27 maj, një dëshmitar i ZPS-së është duke dhënë kundërdëshminë e tij në gjykimin ndaj Mustafës. Bazuar në informacionet e ofruara nga Zyra për Mbrojtjen dhe Mbështetjen e Dëshmitarëve dhe pasi vlerësoi se është në interes të drejtësisë që të sigurojë që dëshmitari të mund të japë lirisht dëshminë e tij, Trupi Gjykues, në urdhrin e sotëm gojor, e pranoi kërkesën e ZPS-së për të vazhduar me dëshminë e këtij dëshmitari në seancë private.

  • E mërkurë 1 Qershor, 2022 11:00

    Gjykimi ndaj Mustafës: Rikthehet transmetimi i drejtpërdrejtë

    Transmetimi i drejtpërdrejtë është duke funksionuar përsëri. Ju informojmë se, për shkak të vështirësive të mëhershme teknike, një pjesë e shkurtë e seancës dëgjimore nuk ishte e disponueshme në transmetimin e gjykimit ndaj Mustafës. Dhomat e Specializuara të Kosovës do t'a vënë në dispozicion të mediave dhe të publikut, sa më shpejt të jetë e mundur, regjistrimin e plotë publik duke përfshirë pjesën e cila nuk ishte e disponueshme gjatë transmetimit.