-
E mërkurë 1 Qershor, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Probleme teknike me transmetimin
Ju informojmë se kemi disa probleme teknike që kanë të bëjnë me transmetimin me vonesë, për shkak të të cilave transmetimi i drejtpërdrejt në internet nuk është i disponueshëm për momentin. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.
-
E hënë 30 May, 2022 10:45
Share this page
Trupi Gjykues I miraton kërkesën e ZPS-së për kundërdëshminë e një dëshmitari
Të premten, Trupi Gjykues I miratoi kërkesën e ZPS-së për të dëgjuar kundërdëshminë e një dëshmitari dhe caktoi të mërkurën 1 qershor si datë në të cilën do të paraqitet dëshmitari. Vendimi i Trupit Gjykues mund të gjendet këtu.
-
E enjte 26 May, 2022 16:00
Share this page
Përfundoi paraqitja e provave nga ekipi i Mbrojtjes së Mustafës
Më 26 maj 2022, Mbrojtja e Salih Mustafës njoftoi për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave prej tyre. Njoftimi gjendet këtu.
-
E enjte 26 May, 2022 08:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 26 maj
Të enjten, më 26 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 25 May, 2022 18:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: 12 viktima të tjera pranohen për të marrë pjesë në proces gjyqësor
Më 25 maj 2022, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori vendimin e tretë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Dymbëdhjetë parashtrues të kërkesave u pranuan si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor. Ata do të përfshihen në grupin ekzistues 1 (i cili numëronte 20 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohen nga përfaqësuesja e njëjtë e viktimave.
-
E mërkurë 25 May, 2022 15:30
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Hidhen poshtë apelet e Mbrojtjes mbi ligjshmërinë e DHSK/ZPS-së dhe të drejtat e të akuzuarëve
Më 20 maj 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Thaçi dhe Veseli, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake që rrëzoi kundërshtimet e Mbrojtjes mbi ligjshmërinë e DHSK/ZPS-së si dhe pretendimet për shkelje të disa të drejtave kushtetuese të të akuzuarve. Vendimi gjendet në Dokumentacionin Gjyqësor Publik.
-
E premte 20 May, 2022 20:15
Share this page
Çështja Thaçi dhe të tjerët: Ekipet e Mbrojtjes duhet t’i dorëzojnë dosjet paraprake deri më 21 tetor
Sot, gjatë konferencës mbi ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, lëshoi gojarisht urdhër për ekipet e Mbrojtjes që t’i dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri të premten, 21 tetor 2022.
-
E premte 20 May, 2022 14:30
Share this page
Përditësim: Konferenca mbi ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët do të fillojë më vonë se në orarin e planifikuar
Ju informojmë se konferenca mbi ecurinë e çështjes Thaçi dhe të tjerët do të fillojë më vonë se në orarin e planifikuar (në orën 15:30 në sallën e gjyqit ose në orën 16:15 në transmetimin në internet).
-
E enjte 19 May, 2022 10:45
Share this page
Gjykimi në çështjen Mustafa shtyhet deri në një njoftim të mëtejshëm
Seanca e sotme në çështjen Mustafa përfundoi dhe seanca e planifikuar për nesër më 20 maj, u anulua. Pas parashtrimeve të djeshme të Mbrojtjes në lidhje me rishqyrtimin e qëndrimit të mëparshëm të saj, sot nuk u zhvillua deklarata pa betim e të akuzuarit në përputhje me rregullën 142 të Rregullores. Gjykimi u shtye deri në një njoftim të mëtejshëm.
-
E enjte 19 May, 2022 08:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 19 maj
Të enjten, më 19 maj në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.