• E mërkurë 18 May, 2022 13:00

    Videoincizimi i aktgjykimit të Gucatit&Haradinajt në dispozicion në Youtube

    Videoincizimi i aktgjykimit në çështjen Gucati&Haradinaj tani është në dispozicion në kanalin Youtube. Klikoni këtu për të shikuar videoncizimin në shqip.

  • E mërkurë 18 May, 2022 11:15

    Aktgjykimi i Trupit Gjykues në çështjen Gucati&Haradinaj

    Sot, Trupi Gjykues II, shpalli aktgjykimin e tij në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. Trupi Gjykues shpalli të dy të akuzuarit fajtorë për pengim të  personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe dënoi secilin të akuzuar me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku të llogaritet koha e kaluar në paraburgim deri tani, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin. Më shumë hollësi në Komunikatë për Shtyp.

    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
    • Image
  • E mërkurë 18 May, 2022 08:30

    Gucati&Haradinaj: Shpallja e aktgjykimit do të transmetohet me vonesë

    Transmetimi i shpalljes së aktgjykimit në çështjen kundër Gucatit dhe Haradinajt, e planifikuar për sot paradite në orën 10:00, do të transmetohet me vonesë prej 10 minutash. Klikoni këtu për të ndjekur transmetimin e drejtpërdrejt në shqip.

  • E premte 13 May, 2022 16:15

    Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 20 maj

    Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 20 maj në orën 14:30. Më shumë hollësi mund të lexoni në urdhrin për caktimin e datës

    Image
  • E enjte 12 May, 2022 16:45

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë dhe seanca e planifikuar për nesër (13 maj) u anulua. Gjykimi do të vazhdojë më 19 maj me deklaratën pa betim të të akuzuarit.

  • E enjte 12 May, 2022 16:30

    Hysni Gucati: Vizitë nën mbikqyrje në Kosovë

    Për arsye humanitare bindëse, Trupi Gjykues ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Hysni Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës.

  • E enjte 12 May, 2022 10:45

    Gjykimi në çështjen Mustafa: paraqitja e provave prej Mbrojtjes parashikohet të mbyllet më 26 maj

    Gjatë seancës së sotme (12 maj), Trupi Gjykues lëshoi urdhrin gojor për caktimin e 26 majit 2022, si datë që parashikohet për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbojtjes sipas rregullës 131 të Rregullores. Rrjedhimisht, Mbrojtja u urdhërua që të parashtrojë njoftimin me shkrim në lidhje me këtë në të njëjtën datë.

  • E enjte 12 May, 2022 09:30

    Gjykimi në çështjen Mustafa: shtyhet fillimi i seancës

    Seanca e paradites në çështjen Mustafa do të fillojë në orën 09:45 (ose në orën 10:30 në transmetimin me vonesë).