• E enjte 28 Prill, 2022 15:45

    Gjyqtari Stensland u rizgjodh kryetar i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të DHSK-së

    Në një vendim të lëshuar më 25 prill 2022, gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese (DHSGJK) vendosën të zgjedhin gjykatësin Vidar Stensland si gjykatës kryesues të DHSGJK-së, në përputhje me Rregulloren e Punës së DHSGJK-së, për një mandat njëvjeçar i cili fillon më 1 qershor 2022.

  • E enjte 28 Prill, 2022 09:15

    Informimi javor i DHSK-së për median më 28 prill

    Të enjten, më 28 prill në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E enjte 21 Prill, 2022 10:15

    Gjykimi në çështjen Mustafa: dëshmitari Halimi vazhdon dëshminë e tij

    Dëshmitari i Mbrojtjes, Musli Halimi, vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Mustafës. Ai është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.

  • E mërkurë 20 Prill, 2022 11:00

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e Shalës

    Më 19 prill 2022, Kryetarja Trendafilova caktoi Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimin e dorëzuar nga Mbrojtja e Pjetër Shalës, më 14 prill 2022. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me këtë referim që ka të bëjë me shkeljet e pretenduara të të drejtave themelore të të akuzuarit. 

  • E enjte 14 Prill, 2022 13:00

    Çështja Shala: ndryshon kalendari për vazhdimin e procesit

    Në përfundim të konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Shala, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Giju, duke pasur parasysh parashtrimet e fundit të palëve, nxori një urdhër gojor me të cilin e ndryshoi kalendarin për vazhdimin e procesit i cili ishte caktuar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e kësaj çështjeje, të mbajtur më 4 mars 2022. ZPS-ja do të kryejë të gjitha obligimet e veta lidhur me nxjerrjen e materialit në procedurën paraprake, me përjashtim të materialeve që i nënshtrohen çdo kërkese që ka të bëjë me masat mbrojtëse ose që kërkojnë autorizim gjyqësor, më së largu deri më 27 maj 2022, ndërsa Mbrojtja do të dorëzojë dosjen e vet paraprake, në qoftë se ka, më së largu deri më 15 gusht 2022. Në fund, 31 gushti 2022 u caktua si datë provizore për kalimin e dosjes së çështjes trupit gjykues.