• E enjte 14 Prill, 2022 13:00

    Çështja Shala: ndryshon kalendari për vazhdimin e procesit

    Në përfundim të konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen Shala, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Giju, duke pasur parasysh parashtrimet e fundit të palëve, nxori një urdhër gojor me të cilin e ndryshoi kalendarin për vazhdimin e procesit i cili ishte caktuar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e kësaj çështjeje, të mbajtur më 4 mars 2022. ZPS-ja do të kryejë të gjitha obligimet e veta lidhur me nxjerrjen e materialit në procedurën paraprake, me përjashtim të materialeve që i nënshtrohen çdo kërkese që ka të bëjë me masat mbrojtëse ose që kërkojnë autorizim gjyqësor, më së largu deri më 27 maj 2022, ndërsa Mbrojtja do të dorëzojë dosjen e vet paraprake, në qoftë se ka, më së largu deri më 15 gusht 2022. Në fund, 31 gushti 2022 u caktua si datë provizore për kalimin e dosjes së çështjes trupit gjykues.

  • E mërkurë 13 Prill, 2022 14:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 14 prill

    Të enjten, më 14 prill në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 13 Prill, 2022 13:00

    Çështja Mustafa: përfundon gjykimi për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë dhe do të vazhdojë të mërkurën, më 20 prill, në orën 09:30.

  • E martë 12 Prill, 2022 10:30

    Gjykimi në çështjen Mustafa: dëshmitari i radhës i Mbrojtjes

    Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes, Nuredin Ibishi, ka filluar dëshminë e tij. Ky është dëshmitari i 9-të i Mbrojtjes deri më tani.

  • E premte 8 Prill, 2022 09:45

    Gucati dhe Haradinaj: dorëzohen të gjitha dosjet gjyqësore përfundimtare

    Pas dorëzimit të versionit të redaktuar publik të dosjes gjyqësore përfundimtare nga Mbrojtja e Gucatit më 7 prill,  të gjitha dosjet gjyqësore përfundimtare të palëve në çështjen Gucati dhe Haradinaj tani janë të disponueshme në dokumentet publike të DHSK-së si dhe në faqen e çështjeve gjyqësore.

  • E mërkurë 6 Prill, 2022 17:00

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën, më 11 prill, në orën 09:30.

  • E mërkurë 6 Prill, 2022 15:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 7 prill

    Të enjten, më 7 prill në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.