• E enjte 24 Mars, 2022 10:15

    Gjykimi në çështjen Mustafa: dëshmitari i parë i Mbrojtjes vazhdon dëshminë e tij

    Ish-anëtari i UÇK-së, Brahim Mehmetaj, vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Mustafës. ZPS-ja është duke i parashtruar pyetje.

  • E mërkurë 23 Mars, 2022 15:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 24 mars

    Të enjten, më 24 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
    Informimi javor i DHSK-së për median më 24 mars
  • E mërkurë 23 Mars, 2022 10:45

    Refuzohen apelet e Thaçit dhe Veselit lidhur me propozimin për ndryshimin e aktakuzës

    Më 22 mars 2022, Paneli i Gjykatës së Apelit i refuzoi apelet e Thaçit dhe Veselit, të dorëzuara më 21 shkurt 2022, kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, të datës 23 dhjetor 2021, me të cilin e lejoi  ZPS-në që të ndryshojë pjesërisht aktakuzën në këtë çështje. Vendimi i Gjykatës së Apelit gjendet në dokumentacionin gjyqësor publik.

  • E martë 22 Mars, 2022 13:00

    Mbrojtja e Mustafës përfundon deklaratën e saj hyrëse

    Mbrojtja e Salih Mustafës e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të vazhdojë nesër, më 23 mars, me dëshminë e dëshmitarit të parë të Mbrojtjes.

  • E hënë 21 Mars, 2022 13:00

    Mustafa: Shtyhet seanca/Trupi Gjykues nxjerr urdhrin gojor lidhur me vlerësimin e gjendjes shëndetësore të viktimave

    Sipas parashtrimit të mbrojtëses së viktimës, Trupi Gjykues në gjykimin ndaj Mustafës, përmes urdhrit  të sotëm gojor, vendosi të rishqyrtojë urdhrin e tij të mëparshëm të datës 9 mars 2022 që ngarkonte Institutin e Mjekësisë Ligjore të Holandës për të bërë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të tre viktimave në këtë  çështje. Trupi Gjykues vendosi të ngarkojë Institutin Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Ekzaminimin Mjekësor (“Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek”- IMMO) që të kryej vlerësimin e gjendjes shëndetësore të lartpërmendur në vend të Institutit Holandez për Psikiatrinë dhe Psikologjinë Ligjore (“Nederlands voor Instituut Forensische Psychiatrie en Psychologie” – NIFP), i cili ishte ngarkuar më herët që ta bëjë këtë. Fushëveprimi dhe afati i raportit mbeten të pandryshuara. Seanca e sotme ka përfunduar dhe gjykimi do të rifillojë nesër, më 22 mars, në orën 09:30, me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes.