-
E martë 22 Mars, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Fillon paraqitja e provave prej Mbrojtjes
Paraqitja e provave nga Mbrojtja e Salih Mustafës ka filluar me deklaratën hyrëse.
-
E hënë 21 Mars, 2022 13:00
Share this page
Mustafa: Shtyhet seanca/Trupi Gjykues nxjerr urdhrin gojor lidhur me vlerësimin e gjendjes shëndetësore të viktimave
Sipas parashtrimit të mbrojtëses së viktimës, Trupi Gjykues në gjykimin ndaj Mustafës, përmes urdhrit të sotëm gojor, vendosi të rishqyrtojë urdhrin e tij të mëparshëm të datës 9 mars 2022 që ngarkonte Institutin e Mjekësisë Ligjore të Holandës për të bërë vlerësimin e gjendjes shëndetësore të tre viktimave në këtë çështje. Trupi Gjykues vendosi të ngarkojë Institutin Holandez për të Drejtat e Njeriut dhe Ekzaminimin Mjekësor (“Instituut voor Mensenrechten en Medisch Onderzoek”- IMMO) që të kryej vlerësimin e gjendjes shëndetësore të lartpërmendur në vend të Institutit Holandez për Psikiatrinë dhe Psikologjinë Ligjore (“Nederlands voor Instituut Forensische Psychiatrie en Psychologie” – NIFP), i cili ishte ngarkuar më herët që ta bëjë këtë. Fushëveprimi dhe afati i raportit mbeten të pandryshuara. Seanca e sotme ka përfunduar dhe gjykimi do të rifillojë nesër, më 22 mars, në orën 09:30, me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes.
-
E hënë 21 Mars, 2022 12:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Mbrojtësja e viktimave/viktima 05 i drejtohen Trupit Gjykues
Mbrojtësja e viktimave është duke i paraqitur parashtrimet e veta në gjykimin ndaj Mustafës. Pastaj, viktima 05 do të shpreh mendimet dhe shqetësimet e veta para Trupit Gjykues (kryesisht në seancë të mbyllur për publikun).
-
E enjte 17 Mars, 2022 16:15
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: përfundojnë deklaratat përmbyllëse
ZPS-ja paraqiti parashtrimet e veta lidhur me vendimin e dënimit të Gucatit dhe Haradinajt me anë të së cilave kërkonte shpalljen e fajësisë për të gjitha akuzat e ngritura ndërsa Mbrojtja kërkoi vendimin e pafajësisë për të dy të akuzuarit, të cilët po ashtu iu drejtuan Trupit Gjykues sot. Deklaratat përmbyllëse për këtë çështje gjyqësore përfunduan, çka shënon dhe fundin e këtij gjykimi. Trupi Gjykues do të shpallë aktgjykimin përkatës në kohën e duhur. Seanca e planifikuar për nesër, 18 mars, anulohet.
-
E enjte 17 Mars, 2022 10:45
Share this page
Gucati&Haradinaj: Trupi Gjykues pranon prova shtesë lidhur me përcaktimin e dënimit
Trupi Gjykues në çështjen Gucati&Haradinaj rifilloi procesin gjyqësor me qëllim pranimin e disa deklaratave të caktuara të dorëzuara nga Mbrojtja. Këto deklarata janë disa dëshmi dëshmitarësh që Trupi Gjykues vendosi t’i pranojë në bazë të rregullës 153 të Rregullores me qëllimin e vetëm të përcaktimit të dënimit, në rast se Trupi Gjykues do të vendosë për shpallje të fajësisë lidhur me ndonjë nga akuzat e paraqitura në Aktakuzë.
-
E mërkurë 16 Mars, 2022 14:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 17 mars
Të enjten, më 17 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 16 Mars, 2022 12:30
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Ekipi i dytë i Mbrojtjes paraqet deklaratën përmbyllëse
Mbrojtja e Haradinajt është duke paraqitur deklaratën e vet përmbyllëse.
-
E martë 15 Mars, 2022 13:30
Share this page
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 24 mars 2022
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e njëmbëdhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të enjten, më 24 mars, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin i cili është dorëzuar sot.
-
E martë 15 Mars, 2022 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Ekipi i parë i Mbrojtjes paraqet deklaratën përmbyllëse
Mbrojtja e Hysni Gucatit është duke paraqitur deklaratën e vet përmbyllëse.
-
E hënë 14 Mars, 2022 10:30
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: Palët fillojnë dhënien e deklaratave përmbyllëse
ZPS-ja është duke dhënë deklaratën përmbyllëse në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt. Ekipet e Mbrojtjes pritet që të paraqesin deklaratat e tyre përmbyllëse të martën, (më 15 mars) dhe të mërkurën (më 16 mars), pasuar nga përgjigjet si dhe parashtrimet e ZPS-së lidhur me dënimin, më 17 mars. Parashtrimet e Mbrojtjes lidhur me dënimin dhe deklaratat e të akuzuarve do të bëhen më 18 mars. Trupi Gjykues mund t'u parashtrojë pyetje palëve në çdo kohë gjatë parashtrimeve të tyre.