• E enjte 10 Mars, 2022 20:00

    Probleme me qasjen në faqen e internetit të DHSK-së

    Për shkak të problemeve teknike, për momentin mund të hasni në probleme me qasjen në dokumentacionin gjyqësor publik si dhe në disa pjesë të tjera të faqes së internetit të DHSK-së. Jemi duke u përpjekur që ta zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.

  • E mërkurë 9 Mars, 2022 17:00

    Çështja Mustafa: më 21 mars, një viktimë do të flasë para Trupit Gjykues; paraqitja e provave nga Mbrojtja fillon më 22 mars

    Në fund të seancës së sotme në çështjen Mustafa, Trupi Gjykues shqiptoi disa urdhra gojorë, me të cilët ndër të tjera caktoi ditën e martë, 22 mars, si datën kur Mbrojtja do të bëjë deklaratën hyrëse, pas së cilës, më 23 mars, do të fillojë dhënia e dëshmisë nga dëshmitari i parë i Mbrojtjes. Trupi Gjykues i caktoi Mbrojtjes gjithsej 36 orë për marrjen në pyetje të 17 dëshmitarëve të Mbrojtjes të autorizuar për të dhënë dëshmi.

    Pas kërkesës përkatëse të paraqitur nga mbrojtësja e viktimave, viktima 05 do të lejohet të shprehë mendimet dhe shqetësimet e veta para Trupit Gjykues ditën e hënë, më 21 mars, për një orë. Gjithashtu, mbrojtëses së viktimave do t’i lejohet që të bëjë parashtrime për një orë, përpara dhe/ose pasi viktima 05 të ketë shprehur shqetësimet e veta.

    Në lidhje me një kërkesë tjetër të mbrojtëses së viktimave, Trupi Gjykues ngarkoi Institutin e Mjekësisë Ligjore të Holandës që të bëjë vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe të dëmeve ose lëndimeve të pësuara nga tre viktima, si dhe të përgatisë një raport të cilin duhet ta dorëzojë deri më 13 maj 2022. Trupi Gjykues specifikoi se ky vendim nuk kushtëzon vendimin përfundimtar që do të marrë Trupi Gjykues në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarit, e as ndonjë urdhër zhdëmtimi që mund të rrjedhë prej tij.

  • E mërkurë 9 Mars, 2022 09:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 10 mars

    Të enjten, më 10 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 8 Mars, 2022 12:45

    Mustafa: përfundon gjykimi për ditën e sotme/vazhdon nesër

    Konferenca përgatitore për Mbrojtjen në çështjen gjyqësore Mustafa përfundoi për ditën e sotme dhe do të vazhdojë nesër, më 9 mars, në orën 14:30.

  • E premte 4 Mars, 2022 17:30

    Çështja Shala: shpallet kalendari provizor për vazhdimin e procesit

    Në fund të konferencës së sotme për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore Shala, gjykatësi i procedurës paraprake Giju nxori një urdhër gojor me të cilin, ndër të tjera, caktoi 31 majin 2022 si datë provizore për kalimin e dosjes së çështjes trupit gjykues. Gjithashtu, gjykatësi Giju urdhëroi ZPS-në që, më së largu deri më 22 prill 2022, të kryejë të gjitha obligimet e veta lidhur me nxjerrjen e materialit në procedurën paraprake, me përjashtim të materialeve që i nënshtrohen çdo kërkese që ka të bëjë me masat mbrojtëse.

  • E mërkurë 2 Mars, 2022 22:30

    Informimi javor i DHSK-së për median më 3 mars

    Të enjten, më 3 mars në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 1 Mars, 2022 17:15

    Caktohet Paneli i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet e Krasniqit, Veselit dhe Thaçit

    Kryetarja e DHSK-së, Trendafilova, caktoi sot Panelin e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur mbi referimet për vlerësimin e kushtetutshmërisë, të dorëzuara nga Krasniqi, Veseli dhe Thaçi, më 28 shkurt. Gjykatësit Vidar Stensland, Rumen Nenkov dhe Romina Inkuti do të vendosin lidhur me tri referimet për vlerësimin e kushtetutshmërisë që kanë të bëjnë, mes tjerash, me ligjshmërinë e akuzave për ndërmarrjen e përbashkët kriminale, kundërshtimin e juridiksionit të DHSK-së si dhe shkeljet e pretenduara të të drejtave themelore.

  • E mërkurë 23 Shkurt, 2022 17:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: Trupi Gjykues hedh poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave

    Sot, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Mustafa hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarit, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Gjykimi në këtë çështje do të vazhdojë më 8 mars në orën 09:30, kur është caktuar të mbahet konferenca përgatitore për Mbrojtjen (dhe më 9 mars si ditë rezervë).

  • E mërkurë 23 Shkurt, 2022 15:00

    Informimi javor i DHSK-së për median më 24 shkurt

    Të enjten, më 24 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image