-
E mërkurë 23 Shkurt, 2022 14:30
Share this page
Çështja Shala: Vendimi i Gjykatës së Apelit në lidhje me mocionet kundër formës së aktakuzës
Më 22 shkurt, paneli i Gjykatës së Apelit hodhi poshtë të dyja arsyet e apelit të dorëzuar nga Pjetër Shala kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake në lidhje me mocionet kundër formës së aktakuzës.
-
E martë 22 Shkurt, 2022 13:00
Share this page
Mirëmbajtja e faqes së internetit të DHSK-së më 23 shkurt
Ju njoftojmë se të mërkurën, më 23 shkurt, nga ora 09:00 deri në orën 12:00, do të kryejmë mirëmbajtjen e faqes së internetit. Gjatë kësaj periudhe mund të hasni në vështirësi për t'u qasur në disa ose të gjitha pjesët e faqes sonë të internetit. Faleminderit për mirëkuptimin.
-
E mërkurë 16 Shkurt, 2022 17:45
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 17 shkurt
Të enjten, më 17 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 16 Shkurt, 2022 15:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: caktohet seanca për datën 22 shkurt
Gjykatësi i Procedurës Paraprake miratoi sot kërkesën e Mbrojtjes për caktimin e seancës në të cilën do të dëgjohen argumentet e palëve mbi çështjet e ngritura në parashtrimin e ZPS-së lidhur me trajtimin e informacioneve konfidenciale dhe kontaktet me dëshmitarët. Seanca është caktuar për të martën, më 22 shkurt, në orën 14:30.
-
E premte 11 Shkurt, 2022 18:00
Share this page
Çështja Shala: dy vendime nga Gjykata e Apelit
Sot, Paneli i Gjykatës së Apelit e refuzoi apelin e Shalës kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilin ai hodhi poshtë mocionin e Mbrojtjes në lidhje me juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Në vendimin tjetër, Paneli i Gjykatës së Apelit vendosi lidhur me apelin e të akuzuarit kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake për rishikimin e mbajtjes së tij në paraburgim. Paneli miratoi një arsye apelimi dhe ia ktheu çështjen prapa Gjykatësit të Procedurës Paraprake, në mënyrë që, mes tjerash, të kërkojë informacion shtesë nga Administratorja e DHSK-së dhe të ftojë Mbrojtjen që të konsultohet me autoritetet belge lidhur me zbatimin e mundshëm të kushteve të propozuara nga i akuzuari. Arsyet e tjera të apelit u hodhën poshtë.
-
E enjte 10 Shkurt, 2022 10:00
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: vendimi i tretë lidhur me kryerjen e procedurave
Në vendimin e tij më të fundit lidhur me kryerjen e procedurave, Trupi Gjykues në çështjen Mustafa vendosi të anulojë afatet e vendosura në vendimin e tij të mëparshëm më 21 janar. Mbrojtja do të dorëzojë mocionet e veta për rrëzimin e akuzave në pajtim me rregullën 130, deri më 15 shkurt, në ora 16:00, ndërsa Trupi Gjykues synon të nxjerrë vendimin e tij lidhur me këtë ndërmjet 23 dhe 25 shkurtit. Vendimin dhe më shumë detaje mund t’i gjeni këtu.
-
E enjte 10 Shkurt, 2022 08:15
Share this page
Konferenca e radhës në çështjen gjyqësore Shala më 4 mars
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Pjetër Shalës do të mbahet më 4 mars 2022, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E mërkurë 9 Shkurt, 2022 13:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 10 shkurt
Të enjten, më 10 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail)(link sends e-mail)(link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E hënë 7 Shkurt, 2022 10:00
Share this page
Gjykimi i Mustafës: Vendimi i Trupit Gjykues lidhur me zhdëmtimin e viktimave
Në Vendimin e lëshuar më datën 4 shkurt 2022, Trupi Gjykues në çështjen Mustafa, pasi mori tre raportet e ekspertëve, doli në përfundimin se gjykatat vendore në Kosovë nuk japin një qasje realiste lidhur me viktimat e krimeve për të cilat ngrihen akuzat në këtë çështje gjyqësore, sa i takon pretendimeve për zhdëmtim. Si rrjedhojë Trupi Gjykues vendosi se në rast se ka shpallje fajësie në çështjen Mustafa, nuk do t'i referojë viktimat për kontestim juridik në gjykatat vendore në Kosovë sipas nenit 22(9) të Ligjit dhe rregullës 167 të Rregullores, por do të lëshojë Urdhër për Zhdëmtim në bazë të neneve 22 (8) dhe 44 (6) të Ligjit. Gjithashtu, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës që brenda datës 16 mars 2022 t'i paraqesë Trupit Gjykues përgjigjet lidhur me disa pyetje për këtë çështje gjyqësore. Hollësi të mëtejshme në lidhje me këtë mund të gjenden në vendimin përkatës.
-
E premte 4 Shkurt, 2022 17:45
Share this page
ZPS-ja përfundoi paraqitjen e provave në çështjen e Salih Mustafës
Sot, më 4 shkurt, Zyra e Prokurorit të Specializuar i dha fund paraqitjes së provave të saj në çështjen gjyqësore të Salih Mustafës. Njoftimi gjendet këtu.