• E premte 4 Shkurt, 2022 10:45

    Gucati dhe Haradinaj: përfundimi i paraqitjes së provave/deklaratat përmbyllëse në mars

    Sot, Trupi Gjykues II i dha fund paraqitjes së provave në çështjen Gucati dhe Haradinaj, i urdhëroi palët të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare deri më 3 mars dhe caktoi periudhën nga 14 deri më 18 mars 2022 për dhënien e deklaratave përmbyllëse. Këtu është teksti i plotë i urdhrit.

  • E enjte 3 Shkurt, 2022 09:00

    Gucati dhe Haradinaj: përfundoi paraqitja e provave nga ekipet e Mbrojtjes

    Dje, më 2 shkurt 2022, ekipet e Mbrojtjes të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt njoftuan për mbylljen zyrtare të paraqitjes së provave prej tyre. Njoftimet gjenden këtu

  • E mërkurë 2 Shkurt, 2022 16:45

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të ZPS-së, gjykimi ndaj Mustafës përfundoi për këtë javë. Seanca e ardhshme është caktuar për datën 17 shkurt kur do të mbahen konferenca përgatitore për Mbrojtjen dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave.

  • E mërkurë 2 Shkurt, 2022 16:15

    Informimi javor i DHSK-së për median më 3 shkurt

    Të enjten, më 3 shkurt në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail)(link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E martë 1 Shkurt, 2022 12:30

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i fundit i ZPS-së fillon dëshminë e tij

    Dëshmitari i 13-të dhe i fundit i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës është ish-anëtari i UÇK-së, Fatmir Humolli.

  • E hënë 31 Janar, 2022 15:00

    Çështja Shala: ZPS-ja dorëzon dosjen paraprake

    Më 28 janar 2022, Prokurori i Specializuar e dorëzoi si rreptësisht konfidenciale dhe ex parte dosjen paraprake si dhe listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale në çështjen kundër Pjetër Shalës. Protokollimi përkatës me të dhëna lidhur me këtë parashtrim mund të gjendet këtu.

  • E hënë 31 Janar, 2022 11:30

    Gjykimi Gucati&Haradinaj shtyhet deri në një njoftim të dytë

    Pas përfundimit të konferencës për ecurinë e çështjes gjyqësore ditën e sotme, gjykimi Gucati&Haradinaj shtyhet deri në një njoftim të dytë. Trupi Gjykues do të nxjerrë një urdhër lidhur me hapat e ardhshëm në kohën e duhur.  Seanca e datës 4 shkurt anulohet.

  • E premte 28 Janar, 2022 16:30

    Z. Sajmon Loz caktohet mbrojtës i viktimave në çështjen Pjetër Shala

    Më 28 janar 2022, Administratorja caktoi z. Loz që të përfaqësojë viktimën në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Pjetër Shalës. Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi një individ si viktim pjesëmarrëse në procesin gjyqësor, më 15 dhjetor 2021.