-
E premte 28 Janar, 2022 11:30
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: përfundon gjykimi për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes së Haradinajt, Robert Reid, gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt përfundoi për këtë javë. Gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 31 janar, në orën 09:30, me konferencën për ecurinë e çështjes gjyqësore.
-
E premte 28 Janar, 2022 09:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: dëshmitari Robert Reid vazhdon dëshminë e tij
Robert Reid, dëshmitari ekspert i Mbrojtjes së Haradinajt, vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt.
-
E enjte 27 Janar, 2022 14:00
Share this page
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 4 shkurt
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e dhjetë për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të premten, më 4 shkurt, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E mërkurë 26 Janar, 2022 18:00
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 27 janar
Të enjten, më 27 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E martë 25 Janar, 2022 16:15
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë
Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë, ndërsa seancat e caktuara më 26 dhe 27 janar anulohen. Gjykimi do të vazhdojë të martën, më 1 shkurt, në orën 09:30.
-
E martë 25 Janar, 2022 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari i dymbëdhjetë i ZPS-së fillon dëshminë e tij
Ish-oficeri i Brigadës 153 të UÇK-së, Sejdi Veseli, është dëshmitari i radhës i ZPS-së në gjykimin ndaj Mustafës.
-
E hënë 24 Janar, 2022 12:45
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt për ditën e sotme/vazhdon të premten në orën 08:00
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt përfundoi për ditën e sotme dhe do të vazhdojë të premten, më 28 janar, në orën 08:00.
-
E hënë 24 Janar, 2022 10:30
Share this page
Gjykimi ndaj Mustafës: Trupi gjykues caktoi kalendarin për hapat e ardhshëm procedural
Trupi gjykues I nxori vendimin e tij të dytë lidhur me kryerjen e procedurave në gjykimin e Mustafës, sipas të cilit 4 shkurti është data e synuar për mbylljen e çështjes së ZPS-së, pas dëshmisë së dëshmitarit të fundit të ZSP-së W04849. Mbrojtja është urdhëruar që (nëse dëshiron të paraqesë prova) të dorëzojë listën e dëshmitarëve dhe të provave materiale të propozuara deri më 11 shkurt 2022. Brenda të njëjtit afat përfaqësuesi i viktimave do të dorëzojë listën e dëshmitarëve (ekspertë) të propozuar që do të thirren nga trupi gjykues, në bazë të Rregullës 114(5). Më tej në vendim thuhet se konferenca përgatitore për Mbrojtjen dhe konferenca përgatitore mbi pjesëmarrjen e viktimave do të mbahen më 17 shkurt dhe potencialisht edhe më 18 shkurt (ditë rezervë).Vendimin dhe më shumë detaje mund t’i gjeni këtu (në anglisht).
-
E hënë 24 Janar, 2022 09:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: dëshmon dëshmitari i radhës i Mbrojtjes
Dëshmitari i katërt i Mbrojtjes së Haradinajt është dëshmitari ekspert Robert Reid, ish-Shef i Operacioneve në Zyrën e Prokurorit të TPNJ-së.
-
E premte 21 Janar, 2022 14:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: përfundon gjykimi për këtë javë/vazhdon të hënën në orën 08:00
Gjykimi kundër Gucatit dhe Haradinajt përfundoi për këtë javë dhe do të vazhdojë të hënën, më 24 janar, nga ora 08:00 deri në orën 16:00 (ashtu siç ishte vendosur më herët nga trupi gjykues).