• E premte 21 Janar, 2022 10:45

    Dëshmitari i radhës fillon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt

    Dëshmitari i tretë i Mbrojtjes së Haradinajt është dëshmitarja eksperte Ana Majers, e cila do të dëshmojë për ligjin dhe praktikën lidhur me informatorët (ang. whistleblower).

  • E enjte 20 Janar, 2022 08:45

    Informimi javor i DHSK-së për median më 20 janar

    Të enjten, më 20 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image
  • E mërkurë 19 Janar, 2022 13:00

    Përfundon gjykimi ndaj Mustafës për këtë javë

    Gjykimi kundër Salih Mustafës përfundoi për këtë javë, ndërsa seanca e caktuar për nesër ( 20 janar) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të martën, më 25 janar në orën 09:30.

  • E mërkurë 19 Janar, 2022 10:15

    Gjykimi ndaj Mustafës: dëshmitari Sopi vazhdon dëshminë e tij

    Ish-anëtari i UÇK-së, Fatmir Sopi, vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Mustafës. Mbrojtja është duke i parashtruar pyetje dëshmitarit.

  • E premte 14 Janar, 2022 13:15

    Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt për këtë javë

    Gjykimi kundër Gucatit dhe Haradinajt përfundoi për këtë javë, ndërsa seanca e caktuar për të hënën (më 17 janar) anulohet. Gjykimi do të vazhdojë të premten, më 21 janar në orën 09:30.

  • E premte 14 Janar, 2022 11:30

    Paraqitja e provave prej Mbrojtjes së Haradinajt: dëshmitari i dytë fillon dëshminë e tij

    Rashit Qalaj, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, është dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Haradinajt.

  • E mërkurë 12 Janar, 2022 15:30

    Informimi i parë javor i DHSK-së për median për këtë vit më 13 janar

    Të enjten, më 13 janar në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected](link sends e-mail)(link sends e-mail). Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.

    Image