-
E premte 10 Dhjetor, 2021 10:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: seanca e sotme do të fillojë më vonë se sa ishte planifikuar
Ju njoftojmë se gjykimi do të fillojë 15 minuta më vonë se sa ishte planifikuar (në orën 09:45 ose në orën 10:30 për transmetimin me vonesë).
-
E enjte 9 Dhjetor, 2021 16:00
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitari i fundit për ditën e sotme
Dëshmitari i pestë i Mbrojtjes së Gucatit dhe i fundit për ditën e sotme është Metush Kryeziu, anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
-
E enjte 9 Dhjetor, 2021 13:45
Share this page
Thaçi dhe të tjerët: mbajtja e mëtejshme e 3 të akuzuarëve në paraburgim
Pas urdhrit të tij drejtuar Policisë së Kosovës, më 8 tetor, si dhe parashtrimeve nga Policia e Kosovës dhe nga palët, Gjykatësi i Procedurës Paraprake në çështjen Thaçi dhe të tjerët urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Vendimet e bëra publike dje (8 dhjetor) mund ti gjeni këtu.
-
E enjte 9 Dhjetor, 2021 13:15
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: dëshmitari i radhës
Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Gucatit është Pren Marashi, anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
-
E enjte 9 Dhjetor, 2021 11:45
Share this page
Dëshmitari i tretë në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt
Elmedina Ballazhi është dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Gucatit. Gjatë periudhës përkatëse ajo ka punuar si gazetare për median “Arbresh.info”.
-
E enjte 9 Dhjetor, 2021 10:30
Share this page
Dëshmitari i radhës i Mbrojtjes së Gucatit fillon dëshminë e tij
Dëshmitari i dytë i Mbrojtjes së Gucatit është Taibe Miftari e cila ka punuar për Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në vitin 2020.
-
E mërkurë 8 Dhjetor, 2021 17:30
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 9 dhjetor
Të enjten, më 9 dhjetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 8 Dhjetor, 2021 11:00
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: Gucati vazhdon dëshminë e tij
ZPS-ja vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarit Hysni Gucati.
-
E martë 7 Dhjetor, 2021 15:30
Share this page
Përfundon gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt për ditën e sotme
Për shkak të vështirësive të videolidhjes në mes të sallës së gjyqit dhe njësisë së paraburgimit të DHSK-së, seanca e sotme përfundoi më herët seç ishte paraparë. Gjykimi do të vazhdojë nesër në mëngjes në orën 09:30
-
E martë 7 Dhjetor, 2021 10:15
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: dëshmitari Gucati vazhdon dëshminë e tij
I akuzuari Gucati vazhdon dëshminë e tij në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt dhe është duke u marrë në pyetje nga ZPS-ja.