-
E hënë 6 Dhjetor, 2021 11:45
Share this page
Gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt: i akuzuari Gucati fillon dëshminë e tij
Mbrojta e Hysni Gucatit ka filluar me paraqitjen e provave. Dëshmitari i saj i parë është i akuzuari Gucati.
-
E premte 3 Dhjetor, 2021 14:15
Share this page
Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët më 15 dhjetor
Siç është njoftuar në kalendarin tonë, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, do të mbahet të mërkurën, më 15 dhjetor, në orën 14:30. Më shumë detaje mund të lexohen në urdhrin për caktimin.
-
E premte 3 Dhjetor, 2021 11:00
Share this page
Mbrojtja e Gucatit përfundon deklaratën e saj hyrëse
Mbrojtja e Hysni Gucatit e ka përfunduar deklaratën e saj hyrëse. Seanca e sotme ka përfunduar ndërsa gjykimi do të vazhdojë të hënën, më 6 dhjetor, me dëshminë e dëshmitarit të parë të Mbrojtjes së Gucatit (i akuzuari Gucati).
-
E premte 3 Dhjetor, 2021 10:15
Share this page
Mbrojtja e Gucatit fillon deklaratën e saj hyrëse
Paraqitja e provave prej Mbrojtjes në gjykimin kundër Gucatit dhe Haradinajt ka filluar me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Gucatit.
-
E enjte 2 Dhjetor, 2021 13:00
Share this page
Nesër (më 3 dhjetor) nis paraqitja e provave prej Mbrojtjes së Gucatit
Në fund të konferencës së sotme përgatitore për Mbrojtjen në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj, Trupi Gjykues II nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë, mes tjerash, se paraqitja e provave prej Mbrojtjes do të nis nesër (më 3 dhjetor) me deklaratën hyrëse të Mbrojtjes së Gucatit dhe do të vazhdojë më 6 dhjetor, me paraqitjen e provave. Paraqitja e provave prej Mbrojtjes së Haradinajt do të nis pas mbylljes së paraqitjes së provave prej Mbrojtjes së Gucatit. Trupi Gjykues caktoi 17 janarin 2022 si datë provizore për mbylljen e paraqitjes së provave prej Mbrojtjes dhe 1 marsin 2022 për përfundimin e procedurës provuese në këtë çështje gjyqësore.
-
E enjte 2 Dhjetor, 2021 12:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: seanca do të rifillojë më vonë nga sa pritej pas pushimit
Pas pushimit, konferenca përgatitore për Mbrojtjen në çështjen Gucati dhe Haradinaj do të vazhdojë në orën 12:00 (ose në orën 12:45 për transmetimin me vonesë).
-
E mërkurë 1 Dhjetor, 2021 16:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 2 dhjetor
Të enjten, më 2 dhjetor në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.
-
E mërkurë 1 Dhjetor, 2021 12:00
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: nesër mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen
Trupi gjykues II caktoi rendin e ditës të konferencës përgatitore për Mbrojtjen në çështjen Gucati dhe Haradinaj, e cila do të mbahet nesër, më 2 dhjetor, dhe potencialisht edhe më 3 dhjetor (ditë rezervë).
-
E premte 26 Nëntor, 2021 16:45
Share this page
Gucati dhe Haradinaj: Trupi Gjykues hedh poshtë mocionet e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave
Sot, Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore Gucati dhe Haradinaj hodhi poshtë mocionet e dorëzuara nga dy ekipet e Mbrojtjes për rrëzimin e akuzave kundër të akuzuarëve, në bazë të rregullës 130 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të DHSK-së. Vendimin mund ta gjeni këtu.
-
E mërkurë 24 Nëntor, 2021 15:15
Share this page
Informimi javor i DHSK-së për median më 25 nëntor
Të enjten, më 25 nëntor, në orën 14:30, do të mbahet informimi javor i radhës i DHSK-së për median. Gjatë këtij informimi, zëdhënësit e DHSK-së do të japin një informacion të përditësuar mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë e tjera publike të gjykatës. Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje. Për të marrë pjesë, për çdo informim javor nevojitet regjistrimi paraprak. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik me emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe emërtimin e medias në [email protected]. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është çdo të enjte deri në ora 12:00. Detajet e platformës Zoom do të ju dërgohen pas regjistrimit paraprak. Regjistrimet e informacioneve të ofruara gjatë informimeve javore do të vihen në dispozicion në kanalin Youtube të DHSK-së.