-
E mërkurë 28 Gusht, 2024 15:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: informacioni i fundit në lidhje me numrin e viktimave pjesëmarrëse
Pas njoftimit të Mbrojtësit të Viktimave në këtë çështje gjyqësore për ndarjen nga jeta të një prej viktimave në fillim të këtij viti, tani numri aktual i viktimave pjesëmarrëse në çështjen Thaçi dhe të tjerët është 153.
Më shumë informacion lidhur me viktimat pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore mund të gjeni në rubrikën çështje gjyqësore dhe në një faqe tjetër në faqen tonë të internetit që është posaçërisht për viktimat pjesëmarrëse në të gjitha çështjet gjyqësore.
-
E mërkurë 28 Gusht, 2024 12:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari tjetër i ZPS-së fillon dhënien e dëshmisë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04764, Prokuroria thirri sot dëshmitarin tjetër të saj. Pseudonimi i këtij dëshmitari është W03780.
-
E mërkurë 28 Gusht, 2024 10:15
Share this page
Çështja gjyqësore Januzi dhe të tjerët: vendimet e Gjykatëses së Procedurës Paraprake mbi dosjet paraprake dhe kërkesën për veçim
Më 27 gusht 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake në çështjen kundër Januzit dhe të tjerëve hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Bahtijarit për zgjatje të afatit për dorëzimin e dosjes paraprake të përditësuar të saj. Gjykatësja Masëlo (Masselot) konstatoi se Mbrojtja nuk demonstroi se zgjatja e afatit është e përligjur dhe rikujtoi të gjitha ekipet e Mbrojtjes se duhet të dorëzojnë dosjet e tyre paraprake deri më 2 shtator, sipas udhëzimeve në vendimin e saj të mëparshëm.
Në një vendim tjetër, gjykatësja Masëlo gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për veçimin e çështjes kundër tij nga çështja kundër Januzit dhe Bahtijarit dhe që të ketë një gjykim të veçantë. Në marrjen e vendimit të saj, gjykatësja vuri në dukje se gjykimet e veçanta do të shtonin në mënyrë të pashmangshme kohën dhe burimet e gjykatës dhe do të rrezikonin të drejtat e të akuzuarit për t’u gjykuar brenda një kohe të arsyeshme
-
E mërkurë 28 Gusht, 2024 09:45
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitari W04764 rifillon dhënien e dëshmisë
Këtë mëngjes, dëshmitari i 81-të i Prokurorisë në gjykatë W04764 vazhdon me dhënien e dëshmisë, të cilën e filloi dje.
-
E martë 27 Gusht, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: dëshmitar i ri i ZPS-së në gjykatë
Këtë mëngjes, dëshmitari i mbrojtur W04764 filloi dhënien e dëshmisë si dëshmitari i 81-të i ZPS-së në gjykatë. Sipas Prokurorisë, dëshmitari ka qenë anëtar i UÇK-së i pranishëm në Kosovë dhe Shqipëri më 1998 dhe 1999.
-
E hënë 26 Gusht, 2024 17:15
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: është i disponueshëm kalendari i gjykatës nga janari deri në maj 2025
Ju njoftojmë se për gjykimin Thaçi dhe të tjerët kalendari i seancave të gjykatës nga janari deri në maj 2025 është i disponueshëm në Kalendarin e Gjykatës sonë në internet.
-
E hënë 26 Gusht, 2024 16:30
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët përfundoi për sot/nesër dëshmitar i ri (27 gusht)
Pas përfundimit të dëshmisë prej Skënder Zhitisë, përfundoi seanca e sotme në gjykimin Thaçi dhe të tjerët. Gjykimi do të rifillojë nesër, 27 gusht, në orën 09:00, me dëshminë e dëshmitarit tjetër të ZPS-së.
-
E hënë 26 Gusht, 2024 10:00
Share this page
Gjykimi Thaçi dhe të tjerët: ZPS-ja thërret dëshmitarin e saj të 80-të
Skënder Zhitia është dëshmitari tjetër i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dëshmisë këtë mëngjes. Sipas përmbledhjes së Prokurorisë në gjykatë, dëshmitari ka qenë anëtar i UÇK-së në zonën operative të Llapit gjatë periudhës përkatëse. Ai më vonë shkroi një libër për historinë ushtarake të UÇK-së në atë zonë. Ky është dëshmitari i 80-të i thirrur nga ZPS-ja në gjykatë.
-
E enjte 22 Gusht, 2024 17:15
Share this page
Administratorja emëron Rodni Diksonin (Rodney Dixon) si mbrojtës të ri të Veselit
Në pajtim me urdhrin e Trupit Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët, për të cilin ju informuam dje (21 gusht), Administratorja e DHSK-së përfundoi përfaqësimin ligjor nga Ben Emersoni dhe emëroi Rodni Diksonin si kryembrojtës të ri të Kadri Veselit. Këtu mund të lexoni njoftimin e Administratores.
-
E enjte 22 Gusht, 2024 14:45
Share this page
Informimi javor për median më 22 gusht: transkripti
Transkripti i informimit të sotëm javor të DHSK-së për median ndodhet këtu.
Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së Arkivi i të gjitha informimeve të mëparshme është i disponueshëm në këtë faqe ndërsa video incizimet mund të gjenden në kanalin tonë në Youtube